Vasili: Teatri,Inceneratoret, Beccheti i nxjerrin bojen Drejtesise me regji!

127
Nga Petrit Vasili
Ka tre superçeshtje te medha,Teatri,Inceneratoret dhe Beccheti, te cilat presin pergjigje.
Tre çeshtje ku faji dhe fajtoret jane te qarte, dokumentet pa fund dhe demi i shkaktuar eshte kolosal.
Drejtesia me regji ka mbyllur syte e veshet dhe ka lidhur duart sepse fajtoret jane Kryeministri,Qeveria dhe Kryetari i Bashkise se Tiranes.
Drejtesia me regji pranon te behet qesharake, bile lolo e vertete, duke ja mbathur ne Lushnje,Pogradec dhe Fier duke u rene teneqeve te drejtesise fiktive per te bere gjoja zhurme per te mos u degjuar kembanat e Teatrit,Inceneratoreve dhe Becchetit.
Drejtesia me regji perjashton dhe rrezon reformen ne drejtesi.
Shqiptaret presin drejtesi te vertete dhe jo drejtesi me regji, qe mbledh mbeturina drejtesie lart e poshte per tu hedhur hi syve shqiptareve dhe per te çimentuar pandeshkueshmerine e Kryeministrit,Qeverise dhe Kryetarit te Bashkise se Tiranes.
Psheretimat e kremtimet qesharake per Reformen ne Drejtesi behen edhe me te neveritshme, kur shikojme kete Drejtesi me Regji, qe dridhet e sperdridhet perpara çeshtjeve te medha dhe ben si shume aktive e trime, kur merret me ngordhesira, te cilat propaganda pro rilindje kerkon qe t’i shese si ceshtje te rendesishme, kur jane e mbeten vetem ngordhesira.
Drejtesia e vertete flet me veprime dhe jo me propagande.
Drejtesi me regji jeton vetem prej propagandes dhe gjallon fale saj dhe parave e privilegjeve te pista te pushtetit te Rilindjes.
Drejtesia ne se ja mban dhe guxon le t’i jape pergjigje Teatrit,Inceneratoreve dhe Becchetit dhe le t’i cojne pergjegjesit perpara drejtesise dhe te gjithe ne do duatrokasim fort.
Per sa kohe qe nuk e bejne, nuk ka Reforme ne Drejtesi, por ka vetem Drejtesi me Regji!!
Sigal