Vasili: Teatri është i gjithë qytetarëve të Shqipërisë

312
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e përjashton në mënyrë kategorike një aleancë të mundshme me Partinë Socialiste. I ftuar në një studio televizve Vasili tha se mundësitë për një aleancë të tillë janë zero.

“Nuk ka aleancë me PS. Ka zero mundësi dhe nuk do të ndodhë kurrë. Nuk mund ta imagjinojmë një aleancë me një narkoparti dhe një narkoqeveri. Mund të gjejë ndonjë aleat dylekësh. LSI është ndarë për çështje parimore. LSI ka luftuar për kauza të mëdha, ka bërë edhe greva urie”, tha Vasili.

Sa i takon Teatrit Kombëtar dhe mbështetjes së opozitës për të, i pyetur rreth deklaratës së kryebashkiakut Veliaj, i cili së fundmi është shprehur se opozita do ta braktisë kauzën siç bëri me atë të Unazës së Re, Vasili tha se kjo nuk do të ndodhë.

“Mos ju referoni një sharlatani dhe një hajduti. Bëni gabim që u jepni jehonë deklaratave të një maskarai të korruptuar. Unë kam qenë në sheshin e Teatrit, sërish do të jem atje, ju pres edhe ju të medias. Nuk është i opozitës Teatri është i gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Këta do të ikin nga pushteti, por kur prishet një monument është e vështirë ta ngremë nga e para”, tha ai.