Vasili: SPAK të hetojë e dënojë Edi Ramën për dëmtim të shëndetit të shqiptarëve!

308
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kërkon nga institucionet e drejtësisë të marrin të pandehur Edi Ramën për përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se Edi Rama provokoi reagimin e qytetarëve dhe grumbullimin e tyre për tubime me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë:

SPAK të hetojë e dënojë Edi Ramën për dëmtim të shëndetit të shqiptarëve!

Rama fajtori kryesor për mijërat e policëve që çoi tek Teatri në kohë pandemie.

Rama fajtor kryesor si urdhëruesi i thyerjes së rregullave të Pandemisë me ushtrinë policore, që shkatërroi Teatrin.

Rama nuk e shembi Teatrin për 2 vjet e gjysëm dhe e shembi në mes të Pandemisë.
SPAK të filloje hetimin ndaj Edi Ramës!

Ky faj nuk ka shfajësim.

Ky s’mund të rrijë më asnjë sekondë kryeministër e jo më të japë urdhra për Pandeminë!

Ky është tashmë i paligjshëm në postin e tij.

Mijëra qytetarë e biznese janë dënuar për shkelje qesharake gjatë Pandemisë.

Askush nuk është mbi ligjin.

Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Edi Rama është një qytetar i barabartë përpara ligjit dhe ka zero privilegje përpara ligjit.

Drejtësia të veprojë ndaj Edi Ramës në të kundërt bëhet bashkëfajtore me të dhe do duhet të përgjigjet përpara ligjit njësoj si ai.