Vasili: Shqiptarët do të refuzojnë me çdo mjet këtë kryeministër që po del kundër BE dhe SHBA

408
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama sa i takon qëndrimeve në politikën e jashtme. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se orientimi strategjik i Shqipërisë drejt SHBA dhe BE është tronditur thellë. Por ai thekson se shqiptarët do ta refuzojnë me çdo mjet një gjë të tillë.
Vasili thotë se kjo situatë është krijuar për shkak se “kryeministri kryeministri është peng interesash të errëta”.
POSTIMI I PLOTE
Orientimi strategjik i Shqipërisë drejt SHBA-BE i tronditur thellë, shqiptarët do ta refuzojnë me çdo mjet.
Për shkak të një kryeministri peng interesash të errëta Shqipëria sot gjendet në ç’orientimin më të rëndë dhe të qëllimshëm strategjik dhe kombëtar si asnjë herë në këto 27 vite pluralizëm.
Orientimi strategjik madhor drejt SHBA është sot jo vetëm i dyzuar por dhe i shantazhuar. Realitete ekstraamerikane të lyera me bojën e interesave ekonomike të zymta po ju vihen në tavoline shqiptareve si zgjidhje me te “embla” dhe me te “kendshme” se sa sprova e demokracise se forte,parimore dhe te panegociueshme amerikane e cila e shendosh Shqiperine dhe e ben ate nje realitet te qendrueshem politiko social.
Logjika e parave mbi demokracine po dominon edhe mardheniet me BE duke e shantazhuar edhe raportin me te.
Cdo kerkese per vendosjen e shtetit ligjor nga SHBA dhe BE po shantazhohet nga kryeministri dhe ata qe e ndjekin pas me kercenimin shume te rrezikshem se “do shkojme andej nga na japin para’ “,pavaresisht eres shpesh te qelbur te tyre, qe natyrshem nuk jane as dollare dhe as euro por para’ te tjera gjithfaresh.
Votimi kunder amerikes ne OKB apo deklaratat e kryeministrit ne Bruksel se “nuk presim gjate BE dhe do shohim edhe alternativa te tjera” jane akte publike te nje banditizmi politik qe shkaterron orientimin e patjetersueshem strategjik drejt ShBA dhe BE dhe nje alibi per te perligjur veprime teper te erreta, qe po cojne drejt largimit nga ky orientim.
Apatite e “cuditshme” te SHBA dhe BE ne Tirane kane qene nje mundesi me shume qe ky destruktim strategjik i kryeministrit te beje udhe.
Shqiptaret jane shume te qarte ata kane vetem nje bosht strategjik, qe kalon nga SHBA dhe BE dhe tek vlerat fondamentale qe inspirohen ne Uashington e Bruksel dhe jo tek perkthimet e shtrembura lokale.
Ky kryeminister qe sot rastesisht qeveris vendin dhe qe qe e minon kete orientim strategjik do te refuzohet me force dhe me cdo cmim edhe nga Shqiptari me i fundit.
Ky refuzim mbarekombetar ndaj ketij komunizmi ” te ri” izolues te parave te pista eshte sot nje mision i shenjte kombetar.