Vasili: Shqipëria ecën drejt SHBA e BE, Rama drejt Rusisë e Kinës

534
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel, teksa gjatë fjalës së tij kërkoi anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, në të kundërt, sipas tij, këto vende mund të joshen nga ofertat e Rusisë, Kinës dhe Turqisë. Vasili thotë se kryeministri bën interesantin në Evropë, teksa shprehet se Shqipëria është e drejtuar nga SHBA dhe BE, ndërsa kryeministri nga Rusia dhe Kina.
Statusi i Petrit Vasili: 
Shqiperia ecen vetem drejt SHBA dhe BE, kryeministri le te eci drejt Rusise, Kines etj….
Kryeministri i inkriminuar ben interesantin dhe injorantin neper Europen politike. Europa ka pare plot sharlatane politike ndaj e degjon me indiference dhe percmim kete kultivues te rendomte droge.
Shqiperia dhe shqiptaret perjetesisht ka qene orientuar vetem drejt perendimit, pra drejt SHBA-ve dhe BE-se. Edhe ata politikane qe kane dashur ta orientojne ndryshe Shqiperine kujtohen me percmim dhe shqiptaret kane imponuar nje vullnet te tille vetem e vetem perendimor. Po keshtu shohin me percmim e neveri kete histerine e kryeministrit, qe SHBA dhe Europes i tregon Rusine,Kinen etj etj…..
Kryeministri i paafte dhe antishqiptar, qe drejton vendin nuk e duron dot shtetin ligjor, qe amerikanet dhe europianet duan ne Shqiperi,sepse ky shtet eshte eshte kunder droges,krimit,korrupsionit dhe koncesioneve.
Ndersa ky shkollepaku qe medemek i jep mend europes mijevjecare, do qe te beje shtetin e trafikanteve,krimineleve dhe aventuriereve.
Eshte i humbur,do te ike dhe do ta qeshin edhe si mendjehumbur qe eshte.
Sigal