Sigal

mbi deklaratat e Kryeministrit Rama mbi Presidentin Meta dhe ish-Presidentin Nishani.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shprehet se Rama është një shpifurinë, i cili sa herë që flet bën pis dhe qelb erë tërë mjedisin e logjikës.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Rrini larg një të lajthituri si Edi Rama.
(dje dhe sot për Ilir Metën dhe Bujar Nishanin).

Që Edi Rama kur flet përveç se bën pis por edhe qelb erë tërë mjedisin e logjikës këtë e dinë të gjithë.

Padija dhe shkollëpakësia e tij kutërbon.

Por shumë më të qarta janë fjalët se komentet.

Ky shpifurinë logjike kryeministër në maj të 2018 pra 7 muaj më parë lexoni çfarë thoshte për Ilir Metën President:

“Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban.
Nëse nuk do ishte Meta, por një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shumë keq.

Është presidenti më i mirë që kemi pasur.”- u shpreh Rama në “abc”.

Ndërsa po ky shpifurinë logjike kryeministër që i hoqi edhe portretin ja çfarë thotë sot për Bujar Nishanin:

“Nishani meriton sot respekt për shkak të Metës se pavarësisht se u bë qesharak, ishte partiak, s’ka arritur aty ku ka arritur Meta që ka sfiduar rendin kushtetues”, tha Rama.

Rrijini larg këtij të marri që s’di ç’flet, mos u afroni që të mos vini erë edhe ju vetë!