Vasili: Refreni i mediokërve dhe koristeve zëçjerrë!

450
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, mbi debatin për situatën e kirurgjisë.

Ja çfarë shkruan ai në Facebook:

Refreni i mediokërve dhe koristeve zëçjerrë!

Pasi Edi Rama lëshoi mufkën e radhës që “dy katet e kirurgjisë së përgjithshme janë i vetmi investim në 90 vjet” është shfaqur edhe një aradhë koristësh zëçjerrë, që kanë filluar të këndojnë të njëjtën këngë bajate.

Jo për Edi Ramën se është frymë e harxhuar kot, por për ca të tjerë….po ju kujtoj vetëm një fakt: shumë vite më parë Shqipëria investoi në kirurgji dhe filloi Kardiokirurgjinë e drejtuar nga i nderuari Prof. Petrit Gaçe duke u vendosur në një pozicion dinjitoz në raport me vendet e tjera.

Edhe shumë Profesorë të shkëlqyer të Kirurgjisë u rritën dhe u lartësuan atje.

Investimi i bërë vazhdimisht sipas kohëve që kanë ndryshuar ka shënuar krijimin e asaj kirurgjie që u rrit në dhjetëra vjet.

Kush paturpësisht këndon këngën se kirurgjia filloi sot, u investua sot dhe lindi sot, vetëm tregon një mediokritet demencial.

Mohimi vulgar i të vërtetave është një antivlerë.

Edi Rama do të iki, por turpi i koristëve do të mbetet!