Vasili : Rama në fillim gradoi ata që qëlluan, pastaj dekoroi viktimat

239
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar mbi veprime të padrejta që ka bërë Kryeministri Rama ndaj viktimave të protestës së 21 janarit.

“Edi Rama që me një vit pasi erdhi në pushtet në vitin 2014 bëri Drejtor OSHE, në vitin 2015, Kryetar PS dhe pastaj Kryetar Bashkie Mat,  Agron Malajn pjesëtar të grupit të zjarrit në 21 janar dhe të shkarkuar nga Saimir Tahiri për  këtë arsye. Ndërsa viktimat e 21 janarit i shpall Dëshmorë të Atdheut pas 8 vjetësh!?”, – shprehet Vasili në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë :

Edi Rama me pare ben Kryetar ata, qe qelluan ne 21 janar se te shpalle deshmore viktimat!?
Edi Rama qe me nje vit pasi erdhi ne pushtet ne vitin 2014 beri Drejtor OSHE, ne vitin 2015 Kryetar PS dhe pastaj Kryetar Bashkie Mat, Agron Malajn pjestar te grupit te zjarrit ne 21 janar dhe te shkarkuar nga Saimir Tahiri per kete arsye, Ndersa viktimat e 21 janarit i shpall Deshmore te Atdheut pas 8 vjetesh!?
Dhe Edi Rama flet per 21 janarin, cfare peshtirosje!!