Vasili: Rama ju ofroi dje të rinjve Universitetin e Hajdutërisë rilindase!

24
Sigal

Nga Petrit Vasili

Rama me qeverisjen e tij injorante dhe të korruptuar deri në palcë ka bërë që të mbyllen universitete të tëra dhe degë universitetesh si kurrë më parë në historinë e këtij vëndi.

Ndërsa dje Rama me kurajon e natyrshme të një të degraduari, në cdo pikëpamje, ju ofroi të rinjve, që kishte tufëzuar në pallatin e kongreseve Universitetin e Hajduteve rilindas ne vend te Universitetit, që jep dije dhe shkencë.

Ky Universitet i hajdutërisë rilindase ka Rektor Edi Ramen dhe si Fakultete te ndara veç për koncesionet, veç për tenderat, veç për aktet normative, veç për bërjen e ligjeve që ligjerojne megavjedhjet miliardere.

Kushdo i ri, që do të bëjë karierë në fushën e hajdutërisë nuk ka ku të gjejë ofertë më të mirë se Universiteti i Hajduterise së Ramës si i vetmi i këtij lloji në Evropë.

Profesorë, pedagogë dhe lektorë per hajduterinë, rilindja e Rames ka plot, te te dyja sekseve, te te gjitha moshave dhe të të gjitha niveleve nga kryeministër, ministra, kryetarë bashkie, drejtorë, sekretarë të përgjithshëm, deputetë etj etj.

Ka pedagogë me CV hajduterie qindra milione euro, ka me qindra mijra euro ka edhe pedagoge te nivelit më të ulët me mijra euro, por këta të fundit janë për praktika të vogla dhe jo pēr leksione si të parët.

Problem i vetëm ështëse diploma nuk njihet jashtë vendit, sepse në Europë ky eshte i vetmi Universitet i hajdutërisë.

Kriteri i vetëm për të hyrë në këtë Universitet është guximi dhe kurajua e çfrenuar për të vjedhur e kandidatëve dhe vlera të shtuara të kandidatëve janë nëse kanë histori vjedhjesh te kryera perpara hyrjes ne Universitet bile në të tilla raste ofrohet edhe bursë studimesh me pagesë sepse konsiderohen studentë shumë premtuesë.

Kerkese tjeter eshte qe gjate studimeve ne Universitet te ndiqet me vemendje dhe te analizohet çdo vjedhje e qeverise qe do te sherbeje si literature baze ne vend te teksteve mesimore per mesimin e hajduterise.

Tezat e diplomës do të jenë detyrimisht vetëm me tema për vjedhje të mëdha qindra milion euro, ndërsa temat me vjedhje te vogla nuk do te pranohen.

Temat e diplomës në Universitetin e Hajdutërisë do te mbrohen vetëm me praninë e detyrueshme të Rektorit Rama dhe diplomat do të jenë të vlefshme vetëm me firmën e tij.

Punë të mbarë Universitetit të Hajdutërisë, arritjes më të shënuar akademike të kohrave të kolerës rilindase.