Vasili: Rama do çojë në Presidencë rripin e pantallonave të veta që ta shtrëngojë dhe lirojë si të dojë

137
Sigal

Nënkryetari I LSI, Petrit vasili, në parlament ka komentuar zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, duke e quajtur një sallahane procesin e ndjekur nga socialistët.

Në fjalën e tij, Vasili ka propozuar hapjen e debatit për president dhe jo të vendoset një njeri i komanduar nga Rama, i cili ka për qëllim të të çojnë rripin e pantallonave të veta në presidencë, që ta shtrengojë e ta lirojë siç do ai.

Edi Rama me dëshpërim kërkon të legjitimojë sallahanen, që vjen erë për gjoja zgjedhjen e Presidentit.

Duan të çojnë rripin e pantallonave të Edi Ramës në presidencë, që ta shtrëngojë e ta lirojë siç do ai’, shkruan Vasili në Facebook.