Sigal

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar deputetin Balla për protestën në shkollën Mengel. Përmes  një statusi Vasili shkruan se, qeverisë për një shkollë ju dashka një vit e gjysmë për ta ndërtuar ndërsa për vjedhjen e Teatrit i mjaftuan 5 minuta.

“Shkolla ne Mengel dashka 1 vit e gjysem,vjedhja e Teatrit 5 min. Turp dhe faqe e zeze. Ne Mengel te Elbasanit dhuna behet ne mes te sheshit ne sy te femijve nga ca maskarenj me pushtet,qe jane pjella te dhunes dhe instrumente te saj.

Ky deputeti qe nuk ja di turpit ku e ka shtepine, na nxjerr edhe dokument,qe shkolla qenkesh ne gjendje te keqe qe ne qershor te 2017. Po keta faqezinj gllaberuan Teatrin brenda nates ndersa per nje shkolle fshati ju dashka nje vit e gjysem”, ka shkruar Vasili në Facebook.