Vasili: Qeveria të lerë pallavrat, tragjedia e tërmetit vazhdon (Video)

472
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar sot neglizhencën e institucioneve për zgjidhjen e problemeve të banorëve të prekur nga tërmeti i 20 nëntorit.

Në një video të publikuar në Faceobook, Vasili paraqet ankesat e banorëve në zonat më të goditura, të cilët thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga ana e institucioneve.

“Tragjedia e pas tërmetit vazhdon. Qeveria e propagandës te lere pallavrat me vizita hipokrite te Edi Rames dhe shumorëve idiote te tij, por të japë zgjidhje. Situata po rendohet, duhet zgjidhje. Qeveria nuk po bën asgjë. Zero veprime dhe një mal me propagandë”,- shprehet Petrit Vasili.