Vasili pyet Ramën: Kujt ia kërkon taksën? Njerëzve të papunë! Po shëndosh oligarkët

559
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po çon në mbylljen e shumë bizneseve. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili tha se 3652 biznese mbyllen brenda tre mujorit janar-mars.
Mes të tjerash ai theksoi se Rama u kërkon njerëzve të papaunë taksë për Rrugën e Kombit.
REAGIMI I VASILIT
3652 bisnese mbyllen, qeveria mbjell mjerim.
Mijra bisnese mbyllen akoma pa filluar aplikimi i TVSH per biznesin e vogel.
3652 biznese mbyllen brenda tre mujorit janar-mars.
Qeveria ka qepur gojen, media nuk flet, organizatat qe perfaqesojne biznesin nuk ndihen. Le te heshtin…s’kane faj, jua kane mbyllur keq gojen….
Varferia thellohet dhe cdo biznes i mbyllur do te thote pllakosje e deshperimit ne mijëra familje.
U kerkon njerezve qeveria takse per rrugen e kombit. Kujt ja kerkon? Njerezve pa pune, bizneseve qe mbyllen, te varferve ketyre jua kerkon?
Apo per kryeministrin shendosh oligarket pa te varferit le te vdesin.
Sigal