Vasili: Pushteti mafioz dhe kriza po largon shqiptarët

160
Sigal

”Zgjedhjet e reja janë hap i detyruar dhe i pashmangshem për të shpëtuar Shqipërinë nga gremina anti-demokratike dhe kriza e tmerrshme ekonomike politike dhe sociale, që po zhbën vendin dhe po largon shqiptarët”. Ky është qëndrimi që mban LSI-ja. Nënkryetari Petrit Vasili, teksa ka analizuar zgjedhjet e 25 prillit, thotë se duhen zgjedhje të reja, për të shpëtuar vendin nga një pushtet politik i çfrenuar dhe mafioz. Ndër të tjera ai nënvizon se ”25 prilli është krimi dhe atentati më i rëndë politik, që i është bërë demokracisë dhe pluralizmit në këto 30 vjet. Në 25 prill në Shqipëri sipas raportit të OSBE-ODIHR u konstatua se Rama dhe Rilindja kanë kryer një masakër zgjedhore të vërtetë”.

Postimi i plotë nga Petrit Vasili

As Ramiz Alia në 1992 nuk bëri zgjedhje të zeza si Rama në 25 prill! Në 22 mars 1992 megjithse President ishte një komunist dhe përfaqësues i diktaturës më të egër komuniste si Ramiz Alia, zgjedhjet ishin shembullore dhe janë një pasqyrë kokëfortë për turpin e dhe faqen e zezë të 25 prillit. 25 prilli eshte krimi dhe atentati me i rende politik, qe i eshte bere demokracise dhe pluralizmit ne keto 30 vjet. Ne 25 prill ne Shqiperi sipas raportit te OSBE-ODIHR u konstatua se Rama dhe rilindja kane kryer nje masaker zgjedhore te vertete ku:

– Qeveria organizoi dhe financoi ne menyre mafioze shitblerjen me kriminale dhe masive te votave te pare ndonjehere.

– Qeveria e perdori pushtetin duke shperdoruar ne menyre kriminale te dhenat personale te qindra mijra qytetareve, te cilat jane tashme ne duart e krimit te organizuar dhe trafikanteve duke tronditur rende sigurine publike dhe ate personale te qytetareve.

– Qeveria shperdoroi pushtetin dhe administraten per presione mafioze mbi qytetare dhe bisnese, perdori dhjetra milion euro dhe e gjithe administrata u perdor si detashment kriminal zgjedhor kunder qytetareve

– Qeveria kapi dhe zaptoi kriminalisht dhe totalisht Median, per te mashtruar dhe dezinformuar qytetaret per qellimet elektorale te rilindjes.

– Qeveria punesoi me mijra njerez ne menyre te paligjshme ne administratën publike vetem me qëllime elektorale.

– Qeveria shperdoroi ne menyre mafioze dhjetra milione euro e rindërtimit për të orientuar votën.

– Qeveria përdori grupet kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

Me voten e lire nuk ka kompromis ajo ose eshte e lire ose e dhunuar. 25 prilli ishte prova e dhunimit ekstrem te votes se lire me çdo mjet e menyre dhe me perfshirjen e hapur te mafies dhe krimit te organizuar. Masakra zgjedhore eshte ulur kembekryq ne Shqiperi, qendrimi ndaj tyre eshte gur prove per kedo shqiptar dhe te huaj, per tu vendosur ose ne krah te demokracise ose ne krah te mafies antishqiptare dhe antidemokraci te rilindjes ne pushtet.

Zgjedhjet e reja janë hap i detyruar dhe i pashmangshem per te shpetuar Shqiperine nga gremina anti-demokratike dhe kriza e tmerrshme ekonomike politike dhe sociale, qe po zhben vendin dhe po largon shqiptaret.

Kunder zgjedhjeve te reja s’ka asnje alibi, pasi baderdia kriminale zgjedhore e 25 prillit konfirmuar nga raporti i OSBE-ODIHR i rrezoi te gjitha. Zgjedhjet e lira me cdo kusht dhe me cdo mjet per shpetimin e vendit kjo eshte imperativa e vetme, perballe nje Shqiperie, qe po shqyhet per dite nga nje pushtet politik i çfrenuar dhe mafioz.