Vasili: Po thirren në Hagë, politikanët që janë kundër ndryshimit të kufijve me Serbinë

591
Sigal

Thirrjen në Gjykatën Speciale dhe dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, nënkryetari i LSI Petrit Vasili e lidh me kundërshtimin e tij ndaj ndryshimit të kufijve.

Nisur nga kjo, por edhe nga thirrja që i është bërë edhe ish zëdhënësit të UÇK, Jakup Krasniqi, Vasili “pret” edhe thirrjen në Speciale të Edita Tahirit, një tjetër politikane e shprehur hapur kundër ndryshimit të kufijve.

“Po Edita Tahirin kur do ta thërrasin? Ramushin e thërrasin në tribunalin e Hagës, Jakup Krasniqin po ashtu.

Ata kanë kundërshtuar pa asnjë kompromis, me shumë patrotizëm dhe me gjithë zemër ndryshimin e kufijve të Kosoves me Serbinë.