Vasili: Pas 25 prillit, moratoriumi i gjuetisë do të hiqet. I shërbeu Ramës për fshehjen e kanabisit

202
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë zyrtare, thotë se pas 25 prilli LSI dhe opozita e Bashkuar, do të heqin moratoriumin për gjuetinë, që për të cilin i shërbeu vetëm kryeministrit Edi Rama për të fshehur kanabisin. ”Gjuetia e bazuar në ligj dhe në marrëveshjet ndërkombëtare nuk cënon asgjë nga fauna e egër. Një ligj europian për gjuetinë dhe monitorimi i zbatimit të tij kjo i duhet Shqipërisë. Duhet të ndalohen urgjentisht gjuetia e shfrenuar, natën me drita bile edhe me armë zjarri luftarake e pushtetarëve dhe e mbështetësve të tyre. Pra ne do ta heqim këtë Moratorium e do ta hapim gjuetinë dhe ky është zotim pa kthim”,-tha Vasili.

Deklarata e plotë

Ky Moratorium i shërbeu vetëm fshehjes së mbjelljes së kanabisit dhe gjuetisë së paligjshme! Qeveria Rama po i mashtron prej vitesh gjuetarët dhe shoqatat e gjuetarëve se do të hapte gjuetinë. Por, jo as nuk e hapi, dhe nuk e hap dot, pasi gjahtarët do të bëheshin dëshmitarë dhe do tu prishnin qetësinë kultivuesve të kanabisit në male dhe në fusha e që mbrohen e mbështeten nga Edi Rama dhe qeveria e Rilindjes.

Ndaj, LSI angazhohet që pas fitores se 25 prillit do bëjë të mundur që së bashku me opozitën e bashkuar që të hiqet një herë e përgjithmonë në Parlament Moratoriumi i gjuetisë të vendosur nga Rama. Janë miliona euro që gjeneron ky aktivitet dhe që i mungojnë prej vitesh pa asnjë arsye buxhetit të shtetit.

Gjuetia e bazuar në ligj dhe në marreveshjet ndërkombëtare nuk cënon asgjë nga fauna e egër. Një ligj europian për gjuetinë dhe monitorimi i zbatimit të tij kjo i duhet Shqipërisë. Duhet të ndalohen urgjentisht gjuetia e shfrenuar, natën me drita bile edhe me armë zjarri luftarake e pushtetarëve dhe e mbështetësve të tyre. Pra ne do ta heqim këtë Moratorium e do ta hapim gjuetinë dhe ky është zotim pa kthim.