Vasili: Parlamenti “rrobaqepësi”, që qep ligje me porosi oligarkësh!

300
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku e quan Parlamentin një “rrobaqepësi që qep ligje me porosinë e oligarkëve.

“Parlamenti ka vdekur si institucion që miraton ligje në emër të së mirës publike.

Parlamenti si rrobaqepësi ligjesh merr ” porosinë” nga oligarkët dhe me merak qep ligjin që oligarkët duan dhe shkelin Kushtetutën, interesin publik, xhepin e shqiptarëve të zakonshëm dhe ç’tu dalë përpara.” – shkruan Vasili në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Parlamenti “rrobaqepësi”, që qep ligje me porosi oligarkësh!

Parlamenti ka vdekur si institucion që miraton ligje në emër të së mirës publike.

Parlamenti si rrobaqepësi ligjesh merr ” porosinë” nga oligarkët dhe me merak qep ligjin që oligarkët duan dhe shkelin Kushtetutën, interesin publik, xhepin e shqiptarëve të zakonshëm dhe ç’tu dalë përpara.

Parlamenti është vendosur fëlliqshëm kundër të mirës publike dhe në krah të grabitqarëve klientë të qeverisë rilindase.

Sot Komisionet e Parlamentit “rrobaqepësi” rrezuan tre dekrete të Presidentit, që kishte kthyer tre ligje.

Ligji i parë përjashton jahtet nga TVSH e karburantit.

Pra, kush ka një jaht, do ta paguajë naftën shumë më lirë sesa shqiptarët që e blejnë atë bashkë me taksën.

Ligji i dytë u jep oligarkëve të Ramës, në mënyrë të paligjshme, të drejtën e ndërtimit të një porti privat.

Ligji i tretë hap rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kjo “rrobaqepësi” parlamentare tregoi qartë se është armike e shqiptarëve dhe një rreckë e qelbur që mbush xhepin e oligarkëve dhe të qeverisë.