Vasili: Pandi, më 8 dhjetor eja në Qytetin Studenti

536
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit për Diasporën, Paneli Majko i cili nuk mbështeti tubimin e thirrur nga kreu i shtetit.

Vasili thotë se për sa kohë që Majko nuk i jep dot mend Edi Ramës është mirë të dalë dhe ai në shesh për të mbrojtur demokracinë.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Interesant ky Majko,vërtet interesant…!!!

Nuk i flet dot Edi Ramës, ministër i të cilit është, se kuptohet që nuk i flet dot.. po nuk i flet dot fare, se e di se e di mirë ç’i punon Rama !? Zaten siç ja ka bërë gjithmonë këtij kokëuluri.

Dhe pastaj bën sikur trimërohet,i jep kurajo vehtes dhe fillon i jep mend Presidentit për 8 dhjetorin, kur as ja kërkon njeri dhe as e dëgjon njeri.

Megjithatë ç’rëndësi ka në se është me Ramën e 2019 apo Ramizin e 1990, rëndësi ka që të rrijë ministër , me apo portofol, kjo e fundit ka rëndësi!

Hajde Pandi në 8 dhjetor,ditë krenarie është.

Apo vërtet se harrova….krenaria s’është frak, që u rri të gjithëve….