Vasili: Orientimi i Ramës është drejt Beogradit jo BE-së

401
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një deklaratë për shtyp, akuzoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se ky i fundit ka si orientim Beogradin dhe jo Bashkimin Europian. Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga data 18 tetor, ditë kur do të japë vendimin KE për çeljen apo jo të negociatave dhe duke marrë shkas nga qëndrimi i Ramës në Serbi, i cili tha se nuk ka pse vendi si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të presin BE-në në lidhje me çeljen e negociatave. Dje, Rama së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, firmosën Minin Shengin-in Ballkanik.

”Sot jemi këtu për të bërë publike një video nga deklarata e djeshme e Ramës për çështjen e integrimit dhe se si ai i kundërvihet Europës me projekte paralele. Rama deklaron se nuk ka kohë të presë Europën. Po kush e pret njëri-tjetrin? Europa që ka 9 vite që pret Ramën? Ai prej 6 vitesh, duke mbushur vendin me drogë, duke e kthyer në lavatriçe të parave të pista, dhe duke hedhur në kosh arritjet e Shqipërisë, ai e mban vendin jashtë Europës. Europa ka kohë dhe durim. Rama përveçse ka rrënuar aspiratat për BE, kjo e fundit ka durim. Rama është problem i madh për shqiptarët dhe BE. Ai është armiku i integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Vasili.