Vasili: Nëse Rama ka fakte për prokurorin e Durrësit, përse nuk e padit?

463
Sigal

Pas akuzave të ashpra dhe të paprecdenta të zëvendëskryeministrit Erion Braçe drejtuar prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja pas arrestimit të ish-drejtorit të Kadastrës Liridon Pula, vjen përgjigja e LSI përmes nënkryetarit të saj Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet ndër tjera se,

“Kur gjykata e Durrësit jepte dy vendime në një ditë për Kryetarin e bashkisë dhe Edi Rama grabiste Bashkinë e Durrësit në 30 qershor Rama & co ishin të kënaqur shumë, pavarësisht nga gangsterizmi antiligjor i denjë për tributë e Afrikës së Zezë që ndodhi në Gjykaten e Durrësit”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama & co qeshnin kur perlanin Bashkinë e Durrësit dhe llapaqenosen sot kur drejtësia nuk është me ta!

Kur gjykata e Durrësit jepte dy vendime në një ditë për Kryetarin e bashkisë dhe Edi Rama grabiste Bashkinë e Durrësit në 30 qershor Rama & co ishin të kënaqur shumë,pavarësisht nga gangsterizmi antiligjor i denjë për tributë e Afrikës së Zezë që ndodhi në Gjykatën e Durrësit.

Ndërsa Edi Rama tha sot: “Prokurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!”

Nëse i ka faktet, pse nuk shkon ta padisë prokurorin ky llafazan kryeministër?

Apo e ka zakon ky njëlloj siç bëri me Dritan Zaganin apo me Emiljano Nuhun që ngaqë i dhimbnin të vërtetat fillon histeritë ligavece nëpër media.

Këta kur nuk ju pëlqen drejtësia bëjnë llapaqenin,ndërsa kur e kapin e blejnë dhe e përdorin drejtësinë për interesa të tyre qeshin,kënaqen dhe gëzojnë.

Këta kur nuk ju pëlqen drejtësia dalin edhe bëjnë protestë para gjykatave siç bënte kryetari i bashkisë së Tiranës dikur.

Këta që ju çajnë dërrasat njerëzve gjithë ditën në emër të drejtësisë dhe thonë ta lëmë drejtësinë të thotë fjalën e saj,sa herë kjo ju leverdis, sot që ju preket interesi ulërijnë e pëllasin të kundërtën.

Çfarë karagjozësh,ç’lidhje kanë këta me shtetin dhe ligjin??