Vasili: Në Shqipëri paratë e korrupsionit kanë blerë media për Ramën

109
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në rrjetin e tij social FB, me anë të një videoje ku ju kujton qytetarve se si elita e shtypit botëror ka pasqyruar “aferën e Edi Ramës me McGonigal”.

Vasili, shkruan ndër të tjera krahas videos, se politika amerikane është e gjitha e pozicionuar në krah të interesit të sigurisë kombëtare dhe të interesit më të lartë publik të SHBA, ndërkohë që në Shqipëri paratë e korrupsionit kanë blerë dhe media që punojnë për kryeministrin dhe kundër interesit kombëtar.

Statusi i plotë i Vasilit:

“Elita e shtypit boteror pasqyron aferen e Edi Rames me McGonigal!(VIDEO).

Shiheni ju lutem kete VIDEO te shkelqyer.

Do te kuptoni shume qarte se sa shume e rende eshte afera mafioze mes Rames dhe McGonigal.

Do te shihni qe te gjithe mediat amerikane jane njelloj te pozicionuara ne krah te interesit te sigurise kombetare dhe te interesit me te larte publik te SHBA dhe ketij qellimi te larte i eshte dedikuar elita e gazetarise amerikane dhe boterore.

E gjithe politika amerikane eshte e gjitha njelloj e pozicionuar qe nga Kongresi,Senati,FBI dhe Departamenti i Drejtesise e mjaft institucione te tjere megjithse behet fjale per nje drejtor te FBI.

Ne Shqiperi problemi eshte shume me i rende se eshte fjala per Kryeministrin mafioz.

Por parate e felliqura te korrupsionit dhe te inceneratoreve kane blere edhe media, qe punojne per Edi Ramen dhe kunder interesit kombetar dhe atij publik te Shqiperise.

Shiheni miq videon dhe do te kuptoni shume gjera.”