Vasili: Naftëtarët s’kanë bukë, Rama me kollare e i parfumosur bën si aktor Hollywood-i

619
“Kryeministri i pashpirt flet me naftëtarët si kryetar OJQ-je nga ekrani”. Ky është reagimi i parë me indinjatë i Petrit Vasili, kreut të Grupit të LSI, pasi ka ndjekur bashkëbisedimin e çuditshëm që kryeministri Edi Rama zhvilloi online nga Tirana me naftëtarët në Fier. 
“Naftetaret kane nje hall shume te madh, qe eshte mbijetesa, thene thjesht buka e gojes, – shkruan Vasili. – Kryeministri ne degjesat estrade, qe ben medemek per te degjuar popullin shkon vete dhe luan komedine e radhes. Kurse me minatoret, qe kane lene djersen e gjakun ne nafte kryeministri flet nga ekrani. Naftetaret s’kane buke per femijet e tyre ky kryeminister i veshur e i ngjeshur, me kostum e me kollare dhe i parfumosur ben aktorin e Hollywood-it me fukarenjte.Turp i madh dhe gjynah i rende.”
Sigal