Vasili: Mundësitë për aleancë me Ramën janë zero, jemi ndarë për çështje parimore

279
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e përjashton në mënyrë kategorike një aleancë të mundshme me Partinë Socialiste. Në emisionin “Në fokus”, në TvT, Vasili tha se mundësitë për një aleancë të tillë janë zero.

Nuk ka aleancë me PS. Ka zero mundësi dhe nuk do të ndodhë kurrë. Nuk mund ta imagjinojmë një aleancë me një narkoparti dhe një narkoqeveri. Mund të gjejë ndonjë aleat dylekësh. LSI është ndarë për çështje parimore. LSI ka luftuar për kauza të mëdha, ka bërë edhe greva urie”, tha Vasili.