Vasili: Ligji për policinë varros reformën në drejtësi dhe legjitimon çdo reagim të rreptë popullor!

230
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e cilëson miratimin nga Kuvendit të ligjit “Për Policinë e Shtetit” si rikthim të policisë politike. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se ligji rrëzon reformën në drejtësi dhe heq gjithë mekanizmat e kontrollit ndaj strukturave të rendit.
Vasili shprehet se Policia e Shtetit, me ligjin e PS, nuk i jep më llogari as prokurorisë dhe gjykatës, por arreston dhe heton kë të dojë.

Vasili denoncon dhe heshtjen e ambasadorëve ndaj miratimit të një ligji që shkon kundër investimeve që partnerët kanë bërë në vend. “Këta ambasadorë, që mbyllin gojen përpara një arbitrariteti të tillë ultrakomunist, tregojnë qartë që çdo prononcim i tyre për reformën në drejtësi që dhunohet sheshit, është hipokrizi”,- shprehet Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Ligji per Policine varros reformen ne drejtesi dhe legjitimon cdo reagim te rrepte popullor!
Garancite juridike, qe reforma ne drejtesi do te duhej te garantonte kthehen ne zero dhe nje polic i urdheruar politikisht ben hetuesin, prokurorin, pergjuesin, arrestuesin dhe gjithshka qe do.
Ndryshimet ne Ligjin per policine rrenojne cdo garanci per ruajtjen e jetes private te qytetareve duke shkelur cdo ligj e Konvente.
Keto ndryshime e kthejne Policinë e Shtetit në një instrument Juntë, që gjurmon qytetarët jashtë një procesi te rregullt penal dhe jashte kontrolli të organeve të drejtësisë.
Policia behet perfundimisht nje instrument qorr, totalisht te varur nga presioni qeveritar gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor dhe qe vepron nën urdhrat e politikes se qeverise, duke cenuar çdo pavarësi operacionale të saj duke mos afruar asnje siguri dhe stabilitet per vendin.
Reforma ne drejtesi kthehet perfundimisht ne nje hiç dhe thjesht nje zorre qorre te qeverise.
Asnje shqiptar nuk ka ndermend te degjoje me ambasadoret e huaj kur te flasin per reformen ne drejtesi kur ajo zhbehet ne menyren me flagrante e banale perpara syve te tyre.
Keta ambasadore, qe mbyllin gojen perpara nje arbitrariteti te tille ultrakomunist, tregojne qarte qe cdo prononcim i tyre per reformen ne drejtesi qe dhunohet sheshit, eshte hipokrizi.
Çdo reagim ndaj nje qeverie juntë dhe policise si zgjatim politik i saj eshte legjitim sado i forte e i rrepte qe te jete.
25 prilli eshte momenti i ndeshkimit te madh.
Keto arrnime te felliqura ligjesh do te duken hiçgje perpara mases gjigande te qytetareve, qe do te ndeshkoje pa meshire keta minj jashteqitje diktature.