Vasili: Kuvendi falsifikoi dokumentet për shkarkimin e Metës, justifikojnë krimin shtetëror

194
Sigal

Nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan në Facebook se kuvendi ka falsifikuar dokumente shtetërore për shkarkimin e presidentit Meta.

Ai thekson se një gjë të tillë e kanë bërë para Gjykatës Kushtetuese dhe tani dalin për ta justifikuar atë që e quan si një krim shtetëror.

Vasili: Po si kane surrat keta, gjymtyre te mafias dhe flasin ne emer te Kuvendit?! Keta, qe falsifikuan dokumentet shteterore kunder Presidentit edhe perpara Gjykates Kushtetuese. Keta, qe e pranuan edhe vete para Gjykates Kushtetuese falsifikimin, se s’kishin nga t’ja mbanin tani kane edhe paturpesine te flasin e te guxojne te justifikojne krimin shteteror. Keta mund te flasin vetem ne emer te falsifikatoreve dhe mashtruesve ne sherbim te mafies ne pushtet, por jo më te Kuvendit.

Falsifikimin mafioz sa nje mal e pa gjithe bota. Keta e zhyten ne balte Kuvendin, e turperuan e zhbene krejt. Keta le te shkojne tani dhe te flasin ne prokurori, aty eshte vendi ku kane detyrim qe te flasin. Pastaj te flasin edhe para Gjykates kur te marrin denimin e merituar per kete krim shteteror, qe rrezoi perdhe shtetin dhe qe eshte krimi shteteror me i rende i pluralizmit. Ja ku i keni faktet qe ulerijne dhe deshmojne qe jeni edhe te liq edhe te trashe.