Vasili kundërakuzë PD-së: Gjoja tundët dynjanë e u shitët për kreditë e shtëpive

449
Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me vendimin e djeshëm të Këshillit Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili theksoi se “Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha-Rama vijoi edhe dje në Bashkinë e Tiranës.

MESAZHI I VASILIT
“Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha-Rama, që shkatërroi zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdoi edhe dje në bashkinë e Tiranës. PD tundi dynjanë se gjoja nuk do të shkonte në mbledhje të këshillit bashkiak, ndërsa në realitet shkoi, sepse u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave. Çorba e gëlltitur në 18 maj nga PD dhe Basha, vazhdon të villet përditë duke dëmtuar rëndë interesat e qytetarëve të thjeshtë, siç u bë bashkëfajtore në blerjen dhe vjedhjen e votës edhe në 25 qershor.


Sigal