Vasili: KLP thellohet rrezikshëm në rrugën e paligjshmërisë

429
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar mbi mbledhjet dhe vendimet e para të Këshillit të lartë të Prokurorisë. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se KLP-ja po thellohet rrezikshëm në rrugën e paligjshmërisë.

Ja postimi i plotë i Vasilit

KLP thellon paligjshmerine.Ka disa pyetje te pakapercyeshme perpara saj.

Si e zhvilloi KLP mbledhjen e saj konstituese ??
Si procedoi ??
Si mori vendime ??

E mbledhur pa ligj,pasi nenet jane shfuqizuar,duke bere edhe zgjedhje e marre vendime brenda vetes KLP po ecen kunder ligjit dhe jo ne krah te tij.
Edhe pse te zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita, që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtij organi kolegjial nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar (neni 61 dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisëse në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).

Pra, ka vakum dhe mungesë rregullash se si ky organ mblidhet dhe nuk ekziston asnjë rregull se çfarë të drejta ka KLP, çfarë aktesh nënligjore mund të vendose. Referuar këtyre mangësive dhe boshllëkut ligjor të krijuar, as buxheti i saj nuk mund të hartohet dhe as të miratohet dot, as akte nënligjore nuk miratohen dot, as procedime disiplinore nuk realizohen dot, as dënime disiplinore nuk jepen dot, as emërime nuk kryhen dot, as transferime nuk realizohen dot. Nuk ka përcaktim ligjor se si janë përgjegjës dhe çfarë shkeljesh disiplinore, apo si procedohet një anëtar i KLP nga ana disiplinore. Janë shfuqizuar dispozitat që rregullonin këtë proces (neni 5 dhe neni 103 shfuqizuar tërësisht).

Kryetari i KLP i zgjedhur misteriozisht ne nje mbledhje KLP te mbledhur pa ligj thote:

“Mos merrni mundimin te vini te KLP-ja dhe të kërkoni disiplinë për prokurorët. Është thjesht e pamundur për shkak të mungesës së ligjit dhe kjo është përgjegjësi e Parlamentit. Politika duhet të mblidhet urgjentisht të miratojë ligjin. Është shumë e vonuar. Nëse politika nuk miraton ligjin, nuk ka asnjë mënyrë për të disiplinuar prokurorët e korruptuar, prokurorët e paaftë”, tha Ibrahimi.

Cudi e madhe!!

Per gjysmat e neneve te shfuqizuara Ibrahimi eshte ne merak dhe ben mire.

Po per gjysmat e neneve,qe pamundesojne mbledhjen e KLP dhe per pasoje e bejne zgjedhjen e vete Ibrahimit hiçgje,perse nuk flet ky i fundit????