Vasili: KÇK-ja do të kontrolloje KÇK-në!?

546
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se paketa ligjore e njohur me emrin “KÇK” do të jetë e gjitha në funksion të drejtorëve të Edi Ramës. Në një reagim në Facebook ai shprehet se ky projekt do të asgjësojë gjithë strukturat e reformës në drejtësi.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Qeveria e koncesioneve, që është edhe KÇK-ja me e madhe grabitesë e miliarda lekeve do drejtoje po vete KÇK-në!?

Ministrat e Edi Ramës do kontrollojnë gjoja po ministrat e Edi Rames, por jo Edi Ramen!?

KÇK-ja do te kontrolloje KÇK-ne!? KÇK-ja ka mbeshtjelle brenda te gjitha Prokurorite dhe i ka kthyer ne Drejtori te Edi Rames,qe te mos hetojne asnje here qeverine, kriminalizimin dhe korrupsionin e saj!?

Struktura zbatuese e KÇK-se do te jete policia, po ajo polici, qe lejoi te kthehej Shqiperia ne Kolumbine e Europes. Pra KÇK-ja lufton KÇK-ne.!?

Qëllimi i vetem i KÇK-se eshte qe t’ja prese duart,koken dhe kembet organeve te reja te drejtesise qe ato te mos hetojne asgje nga aferat!? Qeveria qe eshte shkaku i vetem i KÇK-se do te vere ne “zap” KÇK-ne, hajde kapje e shtetit hajde!!

Shiheni vete perberjen e Komitetit te KÇK-se dhe strukturën zbatuese dhe do ta kuptoni menjëherë asgjësimin e shtetit ligjor dhe ngritjen e shtetit policor.

Komiteti KÇK :

1.Ministri i Brendshëm KRYETAR

2.Ministri i Drejtësisë,

3.Ministri i Financave dhe Ekonomisë,

4.Prokurori i Përgjithshëm,

5.Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,

6.Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit,

7.Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,

8.Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

9.Drejtori i Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Struktura zbatuese do të jetë (OFL) (Operacioni Forca e Ligjit) në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e drejtuar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale.