Vasili/ Bundestagu i qarte: Gjykata Kushtetuese e ngritur kunder Kushtetutës e papranueshme

415
Sigal

Nën kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në një postim në rrjete sociale pas deklaratës së Kryekëshilltarit për Politikën e Jashtme në CDU-CSU, ku paralajmëroi sot në Tiranë qëndrim të ashpër të Bundestagut Gjerman nëse situata me Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe standardet demokratike nuk zgjidhen, sipas Kushtetutës.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Bundestagu i qarte: Gjykata Kushtetuese e ngritur kunder Kushtetutës e papranueshme!

Zero mundesi qe Bundestagu te pranoje kapjen e drejtesise, dhe rrembimin e Gjykates Kushtetuese nga Rilindja.

Lojrat e felliqura per rrembimin e Gjykates Kushtetuese jane te diskredituara plotesisht.

Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme në CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, pjesë e Bundestagut gjerman tha sot:

“Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të jenë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre përkatëse duke siguruar një numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve të cilët e kanë kaluar vetingun. Çështja nuk është vetëm nëse plotësohet numri i mjaftueshëm. Shumë më e rëndësishme është nëse kjo është bërë në përputhje të plotë me papërjashtim çdo parashikimi të kushtetutës suaj dhe të mos jetë i njëanshëm. Dhe kjo përfshin jo vetëm procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun, por edhe procesin e marrjes së vendimeve ose – për shembull – ceremoninë për t’i bërë gjyqtarët të betohen mbi kushtetutën. Nëse nenet përkatëse të kushtetutës nuk respektohen plotësisht në këtë moment të rëndësishëm të një fillimi të ri, si mund të besojmë se puna e ardhshme e Gjykatës Kushtetuese do të kryhet në përputhje të plotë me Kushtetutën”?