Vasili: Edi Rama sot u shpalli luftë shqiptarëve

349
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se votimi i sotëm i ndryshimeve Kushtetuese nga Edi Rama është një akt lufte ndaj qytetarëve shqiptarë. “Edi Rama sot u shpalli lufte shqiptarëve. Populli sot është përballë armikut të vetëm të tij Edi Ramës. Opozita e bashkuar është përballë tij më e vendosur se kurrë. Edi Rama është shkaktari dhe përgjegjësi i vetëm i konfliktit më të rëndë ku ka hyrë vendi”,- shprehet Vasili.

Ai shtoi se fundi i Byrosë Politike do t’i duket lule kreut të qeverisë. “Edi Rama po sillet si armik i populli, i Kushtetutës dhe i paqes mes shqiptarëve ndaj do të trajtohet vetëm si i tillë dhe me zero tolerance. Edi Rama nga sot e ka të hapur llogarinë me çdo shqiptar dhe fundi i Byrosë Politike do ti duket lule, këtë s’duhet ta harrojë kurrë. Gjeli i kotecit të rilindjes nuk tremb më as pulat, që ka përqark e jo më shqiptarët që kanë parë plot coftira si ky”,- shkruan Vasili.