Vasili: Dyfishimi i çmimeve të stomatologjisë,një idiotësi dhe provë se qeveria ka vdekur

541
Sigal

Nga Petrit Vasili

Dyfishimi i cmimeve te sherbimeve te stomatologjise eshte nje idiotesi gjigande.

Urdheri i stomatologeve me kete nivel cmendurie provinciale qe tregoi, mire qe nuk ju tek te miratonte edhe taksat e tatimet e shtetit.

Urdheri i stomatologeve nuk ka as larg e larg,bile asfare te beje me cmime e me tarifa dhe ligji e thote shume qarte kete lexojeni vete:

“Neni 4
Misioni
1. Misioni i Urdhrit të Stomatologëve është ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe
ushtrimin e profesioneve në fushën e stomatologjisë dhe mbrojtja e pacientëve dhe publikut
nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut.
2. Për të përmbushur misionin e tij, Urdhri i Stomatologëve ushtron këto kompetenca:
a) jep dhe heq licencën individuale të ushtrimit të profesionit;
b) vendos standarde etike dhe deontologjike, të detyrueshme për çdo stomatolog dhe
monitoron zbatimin e tyre gjatë ushtrimit të profesionit;
c) rivlerëson periodikisht kompetencën dhe performancën profesionale të anëtarit të Urdhrit
të Stomatologëve përballë standardeve të vendosura;
ç) nxit arritjen e standardeve të larta në edukimin dhe formimin profesional dhe etik të
anëtarëve të Urdhrit;
d) bashkëpunon me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, institucione të tjera
shkencore dhe arsimore për të siguruar standarde të larta në Edukimin e Vazhdueshëm
Mjekësor, kualifikimet dhe specializimet pasuniversitare të Urdhrit;
dh) krijon dhe mban Regjistrin Themeltar të Urdhrit, i cili është i ndarë në pjesë të veçanta
për stomatologët dhe ndihmësstomatologët dhe menaxhon sistemin e administrimit dhe
përditësimit të tij;
e) mbron të drejtat e anëtarëve të Urdhrit, integritetin moral dhe profesional të tyre e të
profesionit të stomatologut.”

Shteti ka perfaqesuesit e vet tek Urdheri i stomatologeve,
perfaqesues koti i bie ne kete rast.

Shteti duhet te reagonte e te fillonte ndjekjen penale per te gjithe te cmendurit,qe e prodhuan kete budallek qe ate dite qe e votuan.

Shteti reagon sot pasi rasti u be publik ne media.Me kete reagim shteti u be akoma me qesharak se ç’ishte.
Qeverisja e Edi Rames eshte nje haxhiqamilizem i vertete.
Shkollepakesia,
injoranca dhe antiligji i idioteve jane keto udheheqin qeverisjen dhe qe mundesojne keto gomarlleqe.
Ne qeverisjen e Edi Rames mund te besh cdo gje kunder ligjit dhe asgje ne respekt te ligjit.
Ngaqe te gjithe e dine qe ky Edi Rama eshte elifmatrak nga shteti dhe ligjet,te gjithe bejne si te duan, se e dine gjithashtu qe ky vetem llogje me twiter facebook e instagram di te beje.