Vasili: Dështimi!! Studimi provon se 63.3% e qytetarëve nuk e besojnë vetingun

382
Sigal

Nga Petrit Vasili:

Deshtimi!!Studimi provon se 63.3% e qytetareve nuk e besojne vetingun.

63.3 % e qytetareve mendojne se vetingu, ashtu sic po zhvillohet, nuk eshte nje proces i drejte.

62.5% e qytetareve mendojne se vetingu nuk do ta pastroje drejtesine.

Keto jane rezultatet e studimit te kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbeshtetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine.

Ndersa Drejtori i Zerit te Amerikes per Europen dhe Azine z.Elez Biberaj per drejtesine thote qarte se:

“Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga “korrupsioni i përhapur.”

“Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave”.

Keto jane pergjigjet per “entuziastet” e reformes ne drejtesi.

Ky lloj ” entuziazmi” dhe kembengulja ngado qe ajo vjen…per te shitur si sukses nje deshtim evident shkaterrojne reformen ne drejtesi dhe shtetin e se drejtes si themel i demokracise.

Shkaterrimi i reformes ne drejtesi ka si shkak te pare, te dyte, te trete…dhe te dhjete vetem KAPJEN nga Edi Rama.

Te sakrifikosh reformen ne drejtesi per te mbrojtur Edi Ramen dhe te mos ndeshkosh shume rrepte korrupsionin e qeverisjes se tij eshte me shume se faj,eshte me shume se krim.