Vasili: Çlirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi, përmes votës së lirë, kryekauza e opozitës

394
Sigal

Nga Petrit Vasili

Çlirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi, përmes votës së lirë, kryekauzë e qartë e opozitës.

Shteti për shkak të puçit politik të kapjes nga rilindja është shpërbërë strukturalisht, juridikisht dhe moralisht.

Kryekauza e opozitës është natyrshëm vetëm e vetëm një: çlirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi përmes votës së lirë.
Ringritja e shtetit në të gjithë nivelet e tij dhe rivendosja e standardeve bazike të zhbëra të demokracisë vetëm e vetëm përmes votës së lirë, pa të cilat ky shtet s’mund të ekzistojë e funksionojë më asnjë çast është imperativa e madhe të cilës opozita i është përkushtuar tërësisht dhe pa kthim pas.

Asnjë reformë nuk mund të implementohet mbi një ngrehinë të tillë të kalbur shtetërore dhe asnjë iluzion qoftë ky edhe qëllimmirë nuk mund të ushqehet për këtë.
Themeli i gjithë ngrehinës shtetërore është Republika Parlamentare, e cila është rrënuar e kapur tërësisht nga blerja e votës prej krimit të organizuar.
Ringritja e Republikes Parlamentare duke luftuar pa asnje kompromis blerjen e votes permes krimit nga rilindja eshte misioni i pare,i dyte,i trete pra kryemisioni i patjetersueshem i opozites.

Djegia e mandateve ishte rruga e vetme, zgjidhja e vetme dhe reagim i vetëm përballë një demokracie, që shkatërrohet e rrënohet dhe një shteti, që kapet e asgjësohet nga rilindja si produkt kriminal i provuar i zgjedhjeve të kriminalizuara.
Kjo republikë dhe ky parlament i kalbur, që qelbet era krim s’mund të pjellë veçse drejtësi të kapur dhe mundësi zero për një reformë në drejtësi të paanshme politikisht, por edhe për çdo reformë tjetër qoftë kjo ekonomike e shoqërore.

Cdo iluzion per nje zbatim te drejte dhe te paanshem te reformes ne drejtesi apo edhe i cdo reforme tjeter eshte thjesht nje iluzion i rreme,i paqene dhe jashte realitetit ne rastin me te mire.
Pas bllokimit nga rilindja te cdo mekanizmi parlamentar per te futur serish reformen ne drejtesi ne dimensionin kushtetues te 21-22 korrikut 2016 dhe refuzimit arrogant ne parlament nga rilindja te paketes se ndryshimeve per reformen ne drejtesi te paraëitur nga opozita,
perfundimisht u asgjesua cdo mundesi institucionale e shpetimit te reformes ne drejtesi nga kapja.

Dhe denoncimet e perditshme te nje Vetingu ne drejtesi me dy standarte si dhe mbushja e KLP dhe KLGJ me njerez me rekorde te erreta te kontestuara edhe nga vete nderkombetaret e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit te reformes ne drejtesi shuajne cdo iluzion te te ashtuquajtures “drejtesi te re” dhe provojne qarte se kapja nga rilindja eshte bere kanceri,qe po ha shtetin.

Nje maxhorance,qe shkaterron te gjitha mekanizmat e kontrollit demokratik dhe qytetar mund te perballet vetem me mekanizmat asimetrike shume te forta te qendreses politiko qytetare pa kthim.
Cdo sofizem i kujtdo, qe i largohet ketij realiteti tragjik per demokracine eshte pa asnje vlere.

Çdo sugjerim i llojit pseudo institucional,qe opozita duhet gjoja te luftoje per reforma gjithfaresh, pa zgjidhur zemren e problemit dhe nenen e te gjithe te keqiave, shitblerjen e votes do te ishte thjesht nje alibi per regjimin kriminal te rilindjes.

Cdo sugjerim a keshille jashte demaskimit te korrupsionit qe ka kapur cdo qelize te shtetit, demaskimit te kapjes dhe asgjesimin e parlamentit,te kapjes se drejtesise, te rilindjes se mbjelljes masive te droges,te trafikanteve,krimit te organizuar dhe pastrimit te parase qe sundojne ane e mbane, do te ishte nje sugjerim a keshille naive ne rastin me te mire dhe e kapur edhe ai nga rilindja ne rastin me te keq,ndonese personalisht besoj shume me shume se eshte kjo e fundit.

Opozita eshte shume e qarte ne Kryekauzen e saj si edhe ne diskurin e objektivin e saj per te cliruar Shtetin nga kapja dhe kriminalizimi dhe per te ringritur shtetin e se drejtes dhe Republiken Parlamentare.

Çdo instrument ne funksion te kesaj kauze, perfshire djegien e mandateve, eshte ne funksion te nje vizioni teresisht mbipartiak,teresisht kombetar dhe teresisht shtetformues e shpetues, per nje Republike dhe Pluralizem Politik, qe ndodhen tragjikisht ne zgrip, si asnje here me pare.
Kushdo,qe do te evokonte te kunderten e ketyre objektivave madhore te opozites duke i paraqitur thjesht si objektiva partiake apo te nje ndryshimi duarsh ne pushtet, do te bente thjesht nje avokati te trashe e te akaparuar te qeverise si dhe do te demostronte nje zbrazeti intelektuale te dhimbshme per ate vete.