Vasili: Çdo vonesë në miratimin e Kodit Zgjedhor, është sabotim i zgjedhjeve të ardhshme

260
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kërkon që Kodi i ri Zgjedhor të miratohet nga Parlamenti brenda dy javëve të para të muajit korrik. Çdo vonesë sipas tij, është sabotim nga maxhoranca i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, nismë e marrë nga opozita parlamentare, Vasili tha se opozita e bashkuar, ka arritur një dakordësi me PS, së cilës duhet t’i qëndrojnë. Në marrëveshjen finale të nënshkruar në Ambasadën e SHBA, PS, PD dhe LSI kanë rënë dakord që pakti politik të votohet në Kuvend pa ndryshime. Në lidhje me çështjet e ndryshimeve kushtetuese, nismë e ndërmarrë kjo nga opozita parlamentare, për Vasilin nuk kanë asnjë lloj rëndësie, pasi janë diskutime mes të njëjtës maxhorancë. Ai thotë se PS ka një marrëveshje me opozitën e bashkuar, së cilës duhet t’i qëndrojnë. A fitoi opozita e bashkuar nga marrëveshja e arritur për reformën zgjedhore? Sipas nën/kryetarit të LSI, Kodi i Ri Zgjedhor ofron garanci që vota e shqiptarëve të mos tjetërsohet, dhe kjo është një fitore për Shqipërinë dhe jo për partitë politike.