Deputeti i Partisë së Lirisë,Petrit Vasili, ka mbajtur fjalën e tij në seancën plenare të mbajtur ditën e sotme në Parlament, ku është folur mbi amendamentet dhe është mbajtur votimi i tyre.
Vasili është shprehur gjatë fjalës së tij se kjo qeveri maskarllëku po tregon urrejtjen, përbbuzjen dhe mosmbështetjen kundër shtresave më në nevojë të shoqërisë, të papunët dhe personave aftësi.
Gjithashtu, deputeti i PD foli në fjalimin e tij edhe për mira premtimet e dhëna nga kjo mazhorancë prej vitesh që tashmë qartazi nuk është mbajtur asnjëri prej tyre.
Fjalimi:
Kemi dëgjuar më shumë durim akuzën për populizëm, ato që ne propozojmë janë populizma dhe ky është problemi me i madj që ju shqetëson ju. Megjithatë nuk besoj që keni koncesionuar edhe të drejtën për të folur ju dhe ju të jeni populist apo të bëni si të tillë ndërsa të tjerët akuzohen si të tillë.
Kur u premtua shëndetësi falas, a ishte populizëm?
Po kur u premtuat TVSH zero për të gjitha produktet e shportës, ishte populizëm?
Po kur u premtua ujë nja 13 herë rradhazi falas, ishte populizëm?
Po kur u premtua që do të kishte ujë në cdo parcelë të bujqësisë, këto nuk janë populizma?
Keto janë korrektesë e madhe politike, ky është minimumi i qartësisë që ju keni. Ata që kanë përdorur populizmin në mënyrën më të keqe dhe të shëmtuar jeni ju. Këtë nuk e luan topi. Pikërisht edhe sot kthimi i gjithë grupit në një barrikadë , bunkier politik për të shndërruar këtë seancë në seancë formle është edhe antipolitike dhe antikushtetuese. Kjo është një seancë që thërret mazhorancën për të reflektuar mbi problemet e rënda sepse përballë kemi një shipëri që pakësohet për shkak të problemeve të mëdha sociale dhe varfërisë.
Amendamenti për papunësi dhe paaftësinë, jam në dilemë ta diskutoj më gjatë apo thjesht të përmënd shtesë për këtë gjë. Sepse dhe shtesa për papunësisë dhe paaftësinë i ka komentet vetë. Është shtresa ku mjerimi ka një fytyrë që mjerimi migjenian do hynte në krizë. Është një masë frikshmërisht e ulët thuajse zero, dhe amendamenti ynë është një shprehje, vulnneti shpreh vëmënde, sensibilitet por transoformimi për këtë shtresa duhet të ishtë rrënjësorë.