Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, mjek në profesion, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, përpiqet të inkurajojë qytetarët, duke u shprehur i bindur se pandemia do të mposhtet me çdo kusht.
Sipas Vasilit, për të frenuar panikun, qytetarët duhet të shmangin lajmet me shifra të frikshme apo dezinformimet.
“Të përbuzim fatalitetin, përballja me koronavirusin do të fitohet pa asnjë diskutim!”, shkruan mbi video nënkryetari i LSI.
Deri tani, Shqipëria numëron 104 raste të prekurish me COVID-19 dhe katër viktima, pesë janë të shëruarit.
Te perbuzim fatalitetin, perballja me coronavirusin do te fitohet pa asnje diskutim!(VIDEO).
Gepostet von Petrit Vasili am Montag, 23. März 2020