Vasili: 150 mijë dosje të bllokuara, fytyra e dështimit katastrofik të Reformës në Drejtësi!

42
Sigal
Nga Petrit Vasili/

Zero rezultate pêr qytetarët, por perkundrazi një përkeqësim ekstrem e situatës në drejtësi pasi sot qe qe flasim plot 150 mije dosje jane te bllokuara.
Reforma ne drejtesi kishte vetem nje qellim: drejtesi te vertete, cilesore dhe te shpejte per qytetaret.
Jashte ketij qellimi gjithshka do te ishte vetem nje riciklim i drejtesise se shkuar ne nje forme te re edhe me te shemtuar.
Ndersa kanē kaluar plot nente vite reforma ne drejtesi ka rezultate katastrofike lidhur me qellimin e vetem te saj qe te realizonte nje drejtesi me te mire dhe me te shpejte per qytetaret.
Plot 150 mije dosjle të bllokuara!!
Treguesit flasin vete dhe sistemi eshte thuajse ne kolaps.
Te gjithe e kane shume te qarte se reforma ka dale nga shinat qofte ne planin ligjor te saj dhe qofte ne planin moral.
Kolapsi i sistemit ështe fakt dhe mbingarkesa shume e rende thuajse paralizuese e gjyqtareve dhe prokuroreve, zgjatja deshperuese e marrjes drejtesi dhe per rrjedhoje edhe cilesia teper e ulet e dhenies vendimeve janë sot dimensionet thellësisht negative të nje drejtesie totalisht të deshtuar.
Harta gjyqesore i dha goditjen perfundimtare aksesit ne drehtesi per qytetaret duke jua bere te pamundur atyre marrjen e drejtesise.
Sot vemendja ne drejtesi eshte perqendruar tek sasia dhe jo më te cilesia dhe ky eshte tregues shume kritik per gjendjen katastrofike te drejtesise.
Por ramaformistët nuk flasin per keto, por bejne sikur nuk i shohin dhe sikur i harrojne megjithese ato jane zemra e procesit.
I vetmi tregues qe propagandojne ramaformistet jane gjyqtaret e prokuroret e hequr nga vetingu dhe se sa prej tyre jane cuar per ndjekje penale, por te gjithe e panë qe vetingu ishte nje proces i tyrpshem i selektivitetit politik me regji per te larguar ata qe nuk i pelqenin rilindjes.
Sot po tentojne te vënë arrna dhe mballoma një drejtesie te shqyer politikisht duke shtuar gjoja keshilltare ligjore etj sajesa rilindase gjithfaresh.
Reforma e 21-22 korrikut 2016 eshte asgjesuar dhe sot kemi nje monster rilindase qe eshte sajuar me qindra zhele rilindase qe i jane vene persiper kesaj reforme.
Kapja, pandeshkueshmeria e korrupsionit te tmerrshem te qeverise, grabitja e mijra pronave dhe dhjetra mijra dosje te paprekuara te qytetareve, keto jane “Sukseset e ndritura” te drejtesise se ” re”.