Vasil Zaho: Rilindja e ka groposur vendin me borxhe dhe shpërdorime prej miliarda Eurosh

257
Rilindja e ka groposur vendin me borxhe dhe shpërdorime prej miliarda Eurosh.
Kryeministri në largim ⬇️ sapo mori edhe 1️⃣8️⃣0️⃣ milionë euro borxh për pandeminë.
Pas 1️⃣.1️⃣5️⃣ miliardë Euro që mori për rindërtimin, borxhit i shtohen edhe 1️⃣8️⃣0️⃣ milionë të tjera.
Gjithashtu shqiptarët duhet të pagojnë edhe:
1️⃣0️⃣0️⃣ milionë Eurot për prishjen e kontratës së terminalit të kontenierëve në portin e Durrësit.
4️⃣4️⃣ milionë dollarët që Arbitrazhi detyroi qeverinë të paguajë si kosto të papaguara për ndërtuesit e Autostradës Tiranë-Elbasan.
1️⃣1️⃣0️⃣ milionë dollarë të humbura në arbitrazh me Beketin për mbylljen e “Agon” TV.
1️⃣.2️⃣ miliardë Euro vetëm Ineceratorët dhe PPP-të në pikun e pandemisë.
Në vitin 2020 qeveria shpenzoi 7️⃣.9️⃣ miliardë Lekë mbështetje buxhetore për PPP-të dhe planifikon ta çojë atë në 1️⃣4️⃣.5️⃣ miliardë për vitin 2021.
KLSH ka evidentuar gjatë viteve të fundit gjithsej 6️⃣ miliardë Euro shkelje.
Financat publike janë në një gropë të thellë. Ky bilanc tragjik i “Rilindjes” është i paprecedent.
Kjo qeveri duhet ndalur sa më parë në marrëzitë e saj pasi çdo ditë që kalon vendi po zhytet në borxhe.
2️⃣5️⃣ prill t’i themi JO 🚫 kësaj qeverisje.
Të ndalojmë rrënimin e vendit.
Të ndalojmë greminën e borxheve pa fund që do i duhet t’i paguajnë prej shumë vitesh fëmijët e fëmijëve tanë.
Vasil Zaho
Ekonomist
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
Sigal