Buxheti i qeverisë për vitin 2021 është papërgjegjshmëria e radhës me kosto të mëdha për vendin.
Buxheti 2021:

Nuk ka objektiv për uljen e papunësisë, që është plaga më e madhe në vend, dhe as për rritjen e punësimit.

Nuk ka programe për të mbështetur biznesin e vogël, atë fason, turizmin dhe eksportuesit, sektorë që pësuan goditje të madhe nga pandemia.

Është një buxhet jo realist për sa i përket parashikimit të rritjes ekonomike dhe të ardhurave.

Nuk ka një objektiv për uljen e varfërisë për grupet më në nevojë.

Nuk parashikon mbështetje të mjaftueshme dhe kaq shumë të nevojshme për të përballuar pandeminë e COVID-19.

Nuk ka zbatuar rekomandimet e institucioneve ndërkombetare për të mos zgjeruar projektet PPP si me mbeshtetje buxhetore dhe ato me ofertë të pakërkuar.

Nuk ka një program masash për uljen e detyrimeve të prapambetura.

Nuk ka një program masash për përmirësimin e treguesve financiarë të kompanive shtetërore.

Politikat fiskale vazhdojnë të jenë të diferencuara si: rritja e pagave, tatim fitimi, amnistia fiskale, dhe programimi i investimeve publike.
Buxheti i vitit 2021 është një buxhet elektoral që nuk i shërben shqiptarëve dhe vendit.
Më


prill nis një kapitull i ri për qeverisjen e vendit. Një qeverisje e re e përgjegjshme për ta çuar vendin përpara dhe për të rritur standardet ekonomike të familjeve shqiptare dhe zhvillimit të vendit.
Ekonomist
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës