Vasil Zaho: Biznesi në Durrës jashtë vëmendjes së “Rilindjes”

199
 1200 biznese në Durrës pezulluan aktivitetin e tyre vitin e kaluar.
Numri i të papunëve u shtua me 35 mijë persona, në sektorin formal dhe informal.
80% e bizneseve të Durrësit kanë regjistruar rënie të xhiros ose kanë punuar me humbje.
Problematika madhore në sektorin e turizmit, transportit të udhëtarëve, hoteleria etj.
Bizneset e vogla përballen me shumë vështirësi duke rrezikuar falimentin.
Në këtë situatë të vështirë vëmendja e “Rilindjes” është vetëm tek propaganda boshe elektorale pa ofruar asnjë mbështetje reale.
Edhe 9️⃣4️⃣ ditë na ndajnë nga NDRYSHIMI I MADH ✅ nga i cili do krijohet një qeverisje me politika fiskale të favorshme për biznesin dhe sipërmarrësit, dhe me plane konkrete për një zhvillim të qendrueshëm në Durrës e mbarë vendin.
Ndaj më 2️⃣5️⃣ prill, biznesi, sipërmarrësit, të majtë e të djathtë e njerëz të zakonshëm të etur për ndryshim të kontribuojmë me çdo votë për të larguar këtë qeverisje, më të keqen në 30 vitet e fundit, dhe të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë.
Vasil Zaho
Ekonomist
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
Sigal