Vangjel Tavo: Shkelja e marrëveshjes është akt marrëzie që dëmton vendin dhe integrimin! Kjo është dëshira dhe vullneti i Ramës

281
Sigal

Ish deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka komentuar deklaratën e Zv/Kryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Z. Johann Wadephul.

Reagmi i Tavos:

“Me marrëveshjen e 5 qershorit dhe marrëveshjet e tjera të bazuara mbi të, qeveria dhe opozita kanë hartuar një reformë të mirë zgjedhore. Kjo reformë zgjedhore tani duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020. Atëherë do të përmbushej kërkesa e bërë nga BE dhe Bundestagu gjerman për të kryer një reformë zgjedhore në një proces gjithëpërfshirës midis qeverisë dhe opozitës – përfshirë opozitën ekstra-parlamentare. Por tani po dëgjojmë për vendime në Parlament, për të ndryshuar marrëveshjet e 5 qershorit dhe kushtetutën, duke ndaluar formimin e koalicioneve zgjedhore nga partitë përpara zgjedhjeve.
Të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit. Ndryshimi kushtetues për më tepër do të minonte tërë reformën zgjedhore dhe kështu do ta asgjësonte atë”

Johann Wadephul

Ky është vullneti i Bundestagut gjerman. Ky është vullneti i të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë Euro-Atlantik.

Shkelja e kësaj marrëveshje është akt marrëzie që dëmton vendin dhe integrimin dhe shkakton një krizë të thellë politike dhe sociale, që po duket qartë se është vullneti dhe dëshira e këtij kryeministri.