Vangjel Tavo publikon deklaratën e Avokatit të Popullit: Pengimi i emigrantëve për të votuar është antikushtetues

216
Sigal

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, i bën thirrje emigrantëve shqiptarë që të vijnë në Shqipëri dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese atë të votës.

Përmes rrjeteve sociale, Tavo publikon dhe deklaratën më të fundit të Avokatit të Popullit.

“Pas qëndrimit të Presidentit të Republikës, një grupi të madh të shoqatave të emigrantëve në Greqi, ankimimit të LSI në Gjykatën Administrative, edhe Avokati i Popullit kërkon heqjen e menjëhershme të masave penguese për votimin e emigrantëve.

Ky akt i qeverisë është anti-kushtetues ndaj emigrantët do vijnë të votojnë pasi asgjë nuk mund t’i ndalë shtetasit shqiptarë të votojnë”, shprehet kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo.