Vangjel Tavo: Në politikë falja u kërkohet banorëve dhe familjeve të thjeshta për papunësinë dhe varfërinë ekstreme që u keni shkaktuar

131
Sigal

Me anë të një postimi të shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale, drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo i kërkon, kundërshtarëve të tij në zgjedhjet e 25 prillit që të mos përdorin Kishën dhe besimin tek Zoti për politikë.

“Në politikë falja u kërkohet banorëve dhe familjeve të thjeshta për papunësinë dhe varfërinë ekstreme që u keni shkaktuar dhe jo të falat që u bëni një herë në katër vjet kur vini për turizëm elektoral.
Për të falat e tjera ju keni kohë që i keni bërë të fala mendjes!”

 

Postimi i tij i plotë:

Moj Mirelë,
Në besimin tek Zoti më e rëndësishmja është falja dhe jo të falat. Ndaj i kërkoni falje Hyjit, besimtarëve dhe banorëve që e përdorni Kishën për politikë.
Në politikë falja u kërkohet banorëve dhe familjeve të thjeshta për papunësinë dhe varfërinë ekstreme që u keni shkaktuar dhe jo të falat që u bëni një herë në katër vjet kur vini për turizëm elektoral.
Për të falat e tjera ju keni kohë që i keni bërë të fala mendjes!
Vangjel Tavo

Se harrova, bëji të fala Çuçit e thuaji që vazhdoj ta pres për debat publik por s’më vjen.