Vangjel Tavo fton Bledi Çuçin në një debat publik: Tregoji qytetarëve çfarë ka bërë “Rilindja” këto 8 vite në Gjirokastër

188
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesi politik i LSI për Qarkun e Gjirokastrës Vangjel Tavo ka ftuar në një debat publik kandidatin e PS në Qarkun e Gjirokastrës Bledi Çuçin.

“E ftoj Çuçin në një debat të hapur publik, ku të dojë, vendin, ditën dhe orën ta zgjedhë ai vetë, e të diskutojmë përballë që nga inskenimet për blerje votash e deri në prezantim idesh nëse ka dëshirë.”,- shprehet Tavo në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

E ftoj Çuçin në një debat të hapur publik, ku të dojë, vendin, ditën dhe orën ta zgjedhë ai vetë, e të diskutojmë përballë që nga inskenimet për blerje votash e deri në prezantim idesh nëse ka dëshirë.
Dhe mbi të gjitha le të flasë përballë meje dhe t’u drejtohet publikisht familjeve të thjeshta të qarkut tonë për çfarë u ka bërë “Rilindja” këto vite.
Të pres!
Ku dhe kur të duash!