Vangjel Dule, nënkryetar i Parlamentit, kur Çështja Çame është inkezistente

427
Sigal

Skandali/Minoriteti grek me 0,8 %  ka nënkryetarin e Kuvendit, ndërsa Komuniteti Çam, me 5 deputetë, nuk është as në qeverisje

Vangjel Dule është nënkryetari i ri i Kuvendit. Dule u propozua nga maxhoranca dhe siguroi mbështetjen e 104 deputetëve,   4 deputetë votuan kundër dhe 6 abstenuan në lidhje me kandidaturën e kryetarit të PBDNJ-së për nënkryetar Kuvendi.  Në fakt partia e PBDNJ-it, ka vetëm 0,8 % të elektoratit dhe është i pashpjegueshëm, një akt politik i paprecedent i maxhorancës së re të së Majtës, që  një përfaqësues i minoritetit grek, i 0,8 % të elektoratit, të bëhet nënkryetar i parlamentit shqiptar, ndërkohë që Komuniteti Çam, që ka 5 deputetë në Kuvend, plus edhe mbi 4.000 vota që mori  AP-ja, partia tjetër e Komunitetit Çam, që është në aleancë me Ramën, nuk përfaqësohen as në qeverisje. Absurditeti i kësaj politike shtohet  më tepër, kur Greqia, edhe pse anëtare e BE-së, ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, si shprehje e solidaritetit politik, nacionalist dhe diplomatik me Serbinë.

Prapaskenat e absurditetit politik

Kanë kaluar njëzetetre vjet në këtë të quajtur demokraci, të ardhur nga lart, ku po zbatohet me përpikmëri platforma e Ramiz Alisë. Në Tetor te vitit 1989, Ramiz Alia në byronë politike lëshoi platformën e tij, cila është ndjekur me përpikmëri nga dy partitë kryesore, PS-ja dhe PD-ja. Sot në vigjiljen e ardhjes në pushtet të PS-së, kur Çamëria është inekzistente për greket dhe kur në parlamentin shqiptar është emëruar nënkryetar Vangjel Dule, i cili përfaqëson një shifër të popullsisë prej 0.87 %, lihen mënjanë të papërfillur deputetët çam, që përfaqësojnë sot në Shqipëri pothuajse një gjysmë milioni shtetas.

Asgjё nuk shkon pёrpara nё Shqipёri, deri sa tё jetё Janullatosi  në krye të Kishës shqiptare

Është pikërisht politika e vasalitetit ndaj presioneve të Greqisë, që lejoi deri ën sot që në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare të jetë një grek, sikurse Janullatosi, qëllimi i të cilit është të helenizojë kishën shqiptare dhe ta zhveshë nga brendia kombëtare. Ndërkohë që në axhentën e politikës dhe të diplomacisë shqiptare Çështja Çame nuk shtrohet për debat e diskutim me palën greke. Nё situatёn e sotme, zhvillohet një luftё e hapur midis dy partive për karrige, e cila nuk paraqitet ndonjё rrezik për ish- pushtetin komunist, se tё dy partitё kryesore janё tё ngrehura po nga Ramizi dhe brenda strategjisё sё Ramizit. Ёshtë kjo strategji qё me pushtetin e padukshёm Ramiz – Nexhmije – Janullatos – Nano etj., vazhdojnё ta ruajnё dhe ta kenё tё fortё pushtetin komunist. Duke ushqyer figura, anti-Shqiptare, Anti-UCK, Anti-NATO, Anti-BE, bile nё rast rreziku tё pushtetit tё tyre, ata thёrrasin dhe armiqtë tanё shekullorё (veri & jugё) qё i bashkon ideologjia komuniste: shqiptaro-greko-serbe. Nё tetor tё vitit 1989 Ramiz Alia foli pёr strategjinё: “Do tё arrijmë qё nga klasa komuniste tё krijojmë klasёn kapitaliste, e cila do tё na pёrjetёsojё nё pushtetin politik tё sё ardhmes, qё e kemi planifikuar dhe po e pёrgatisim vetё. Strategjia e kësaj kupole, gjate këtyre 20 vjetëve, ka aq shume ngjarje tragjike, sa vështirë të kenë plagosur ndonjë vend e ndonjë popull tjetër ne Europë si: mbytjet masive ne Otranto, vrasje për qëllime politike, vjedhje masive te popullit nëpërmjet piramidave, protesta me zjarrvënie e përgjakje, Gërdeci, varfëri ekstreme dhe këto dy parti akuzojnë njëra-tjetrën për “Qeveri kusare, qeveri tradhtare”. Ramizi ka lënë lidhje të padukshme me këto parti që keni krijuar, kjo duket se emri i juaj nuk zihet në gojë nga mediat dhe nga populli i shumëvuajtur. Le të dalin nga prapaskena njerëzit e tu, që të mos bëhemi një katund kriminelesh e banditësh në brinjë të Evropës, e cila s’ka pse të na pranoje as si vend kandidat, pa ndërruar rrugë e të bëhemi një shtet normal duke e kthyer faqen e historisë. Sot kёto dy parti, me tё njëjtёn ideologji komuniste, vjellin vrer kundra njёra-tjetrёs duke sharё siç thotё Ramizi “me themel e çati”. Duke ndarё partitё me njё urrejtje tё pashembullt anё e kёnd vendit, sa qё dhe vdekja nuk i bashkon pёr ngushёllim PD & PS. Kur Evropa dëshiron t’i bashkojё, ata mё tepёr shtyjnё urёt e zjarrit. Vallё kujt i shёrben kjo mё shumё? Dihet qё demonstratat e vitit 1997 u organizuan nga grekёt dhe ajo e 21 janarit 2011 ёshtё organizuar po nga grekёt. P.S. e degёs sё Athinёs me urdhёr tё Edi Ramёs rekrutoi njё grup të madh shqiptarёsh me ndihmёn e qeverisë greke, pёr t’i vёnё flakёn Shqipёrisё, ata lёviznin me nga njё leje tё posaçme pёr kalimin e kufirit. Konflikti me Greqinё ёshtё shtuar mё tepёr pёr arsye se Shqipёria ishte renditur pёr vitin 2011nё top listën e 10 vendeve të globit që duhej vizituar pёr turizmin dhe bukuritё pёrrallore tё saj.  Ёshtё fatkeqësi, qё njerёzit nё Shqipёri e hedhin vёshtrimin nga SHBA-të dhe BE-ja pёr zgjidhjen e problemeve tё tyre. Kur fakti qё njё vend i NATO-s, dhe njё vend qё aspiron tё hyjё nё BE, nuk ёshtё nё gjendje tё kryejë hetime tё tilla, tё thjeshta.

Rezoluta Çame

Kuvendi i Shqipërisë ende nuk ka miratuar Rezolutën Çame, e cila është depozituar dy herë nga Komuniteti Çam. Hera e parë në 2004-,n, të cilin Kuvendi nuk e miratoi dhe në 2012-n, Kuvendi nuk e hodhi fare në votim. Ndërsa tani, me Vangjel Dulen, si nënkryetar i Kuvendit, Çështja Çame, ka shumë ta  ngjarë, që të shuhet fare nga axhenta politike dhe diplomatike.