Vaksinat, Kryemadhi: Kërkoj vaksinimin e popullatës, shqiptarët e duan amerikën, të kemi sa më shumë investime amerikane në Shqipëri

198
Sigal

Në përfundim të intervistës me VOA-n, Kryetarja e LSI foli dhe për procesin e vaksinimit, ku tha se kërkon vaksinimin e popullatës dhe se, shqiptarët e duan amerikën e të kemi sa më shumë investime amerikane në Shqipëri.

Pjesë nga intervista

Zëri i Amerikës: Zonja Kryemadhi më lejoni dhe një pyetje të fundit. Pandemia sot është një problem botëror, Shqipëria ka nisur një proçes vaksinimi dhe po përdor katër vaksina Pfizer, AstraZeneca Sinovac-un dhe pret dhe ngarkesa me vaksina ruse. Cila do të jetë qasja e jua në rast të ardhjes në pushtet?

Monika Kryemadhi: E para unë jam një person që e kërkoj vaksinimin e populates. Unë si Monika Kryemadhi mendoj që shqiptarët nuk mund të jenë një popullatë që të bëhet eksperiment duke u vaksinuar me vaksina nga të cilat nuk ju dihet origjina. Por çdo bashkëpunim i instutucioneve të shëndetësisë shqiptare dhe instutucioneve ndërkombëtare siç janë ato evropiane dhe ato të SHBA-së sepse janë dy instutucione që duhet të çertifikojnë vaksinat që shteti shqiptar duhe t’u bëjë shqiptarëve, e para dhe e dyta unë jam e bindur që asnjë politikan dhe as një forcë politike nuk është kundër vaksinimit , qytetarët shqiptar përkundrazi duhen vaksinuar dhe duhet vaksinuar me shpejtësinë më të madhe, sigurisht duhen vaksinuar me vaksinat më të mira, me ato që vaksinohen dhe gjermanët dhe danezët dhe amerikanët dhe kushdo tjetër. E them këtë pasi unë nuk vë njeri mbi veten time. Ne jemi evropian nuk jemi eksperimental dhe them që duhet t’i japim fund eksperimenteve që kanë bërë në Shqipëri. Ka ardhur koha që shqiptarët të vendosin vetë për familjen e tyre dhe unë mendoj se kemi me qindra dhe mijëra djem dhe vajza shqiptare që jetojnë në Amerikë, që kanë studiuar në Amerikë që punojnë atje dhe janë të gatshëm të vijnë të punojnë në Shqipëri. E kam diskutuar këtë çështje dhe për Reformën në Drejtësi . Janë 10 mijë shqiptarë që janë diplomuar në jurisprudencë në Amerikë që mund të ishin pjesë e sistemit të drejtësisë por as akreditimet e diplomave nuk i ka pranuar ministria këtu që të mos mund të kishin mundësi të merrnin pjesë në garën për të marrë pjesë në ngritjen e organeve të Reformës në Drejtësi . E kam thënë në Zërin e Amerikës dhe po e them përsëri: Shqiptarët e adhurojnë Amerikën nuk duhet ta shpërdorojmë këtë dashuri dhe adhurimin që shqiptarët kanë për Amerikën, por duhet ta kthejmë në forcë dhe duhet ta kthejmë në prezencë amerikane dhe në sa më shumë investime amerikane në Shqipëri. Se një shtet i fortë krijon mundësinë për sjelljen e investime të huaja. Nëse ne do të kemi investime të huaja, ato amerikanet do të jenë ato që janë më të forta më të sigurta dhe që do të garantojnë stabilitetin dhe sigurinë në Shqipëri dhe në rajon. E besoj këtë gjë.