Urdhri i prerë: Nëse i pritet rruga Ramës, shkarkohet drejtori i policisë

569
Sigal

Kryeministri Edi Rama pasi u bë “kërcimtari” më i kërkuar në radhët e grave të administratës së Fierit, në rrugën e kthimit për në Tiranë hëngri një “kokë polici”, madje një drejtues. Lëvizja e Albert Nushit si Drejtor i Policisë së Qarkut Fier mësohet se ka ndodhur për shkak të protestës që u mbajt kundër kryeministrit Edi Rama dhe “dështimit” sipas kryeqeveritarit për të shpërndarë turmën, që ai të “festonte i qetë” me gratë e tij të administratës. Edhe pse kreu qeverisë flet për normalitet, në çdo takim që ka zhvilluar në rrethe të ndryshme të vendit i është dashur që të përdorë gjithnjë rrugë dytësore për të shmangur turmat e protestuesve, që organizohen nga drejtuesit e opozitës. Kjo situatë e përsëritur, këtë herë nuk kaloi pa masa dhe shfryrja e kryeministrit më 8 Mars, ishte ndaj kreut të policisë lokale në Fier. Më shumë se një nervozizëm i çastit dhe prishje humori kryeministror, ky është sinjal i qartë se kushdo që e pengon në “udhën” e tij dhe policia nuk është në gjendje të shpërndajë, qoftë edhe dhunshëm qytetarët, ikën kryepolici i qarkut. Rreziku qëndron se kjo masë është mesazh për krerët e tjerë të policisë, të cilët do të angazhohen me të gjitha mjetet për t’i hapur udhë kreut të qeverisë në rast proteste. Përdorimi i dhunës mund të jetë “zgjidhje për të shpëtuar karrigen”, por edhe një rrezik i madh për shtimin e revoltës. Urdhri është, për sa më shumë masivitet për të treguar se ai gëzon mbështetje. Përtej praktikës së njohur për të bërë “balanca numerike”, protestues ndaj Ramës apo ithtarë të tij, po qarkullon urdhri gojor, që tjetër herë çdo protestë që zhvillohet për të penguar Ramën të udhëtojë, mund të shpërndahet dhunshëm. Nëse kjo nuk realizohet, atëherë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryepolici, Ardi Veliu kanë të gatshëm vendimin e shkarkimit të drejtorit lokal të policisë.