Ultimatum Ramës nëse nuk punësohemi deri më 15 janar

468
Sigal

 Anëtarët e thjeshtë të Partisë Socialiste kalojnë nga ankthi në zhgënjim të plotë duke lëshuar paralajmërimin

Militantët besnikë dhe anëtarët e thjeshtë të Partisë Socialiste, në pritje të punësimit kanë kaluar nga ankthi në zhgënjim. Sepse dyert e zyrtarëve të ministrave rozë janë mbyllur prej kohësh, ndërsa celularët e zyrtarëve nuk hapen më për ta.Parazgjedhjeve, këta zyrtarë trokisnin portë më portë nga 4-5 herë në ditë, ndërsa telefonat e tyre nuk pushonin gjatë gjithë ditës, për votuesit e thjeshtë, apo njerëzit e bazës. Ndërsa tani, edhe kur qëllon që mund të mund të shihen gjëkundi, ata ndërrojnë rrugë, ose kthejnë kurrizin sikur të mos jenë parë kurrë, me militantët e thjeshtë. Që nga qershori deri më sot kanë kaluar vetëm 5-6 muaj dhe asgjë tjetër s’ka ndryshuar. Me përjashtim të faktit, se këta zyrtarë apo ministra për vete janë rregulluar shumë mirë. Me vende të mira pune dhe me degë të zgjedhura shkollore për fëmijët e tyre, brenda apo jashtë vendit, nëpërmjet bursave. Ndërkohë që po stabilizojnë edhe nipërit, kunetërit, apo baxhanakët e tyre. Ndërsa anëtarët e thjeshtë kanë rreth 8 vjet që mezi marrin borxhe andej-këndej për të siguruar me vështirësi bukën e përditshme. Atyre u ka shkuar “laku në fyt” dhe nuk mund të presin dot më. Sepse shpresën e kishin bazuar mbi rrotacionin politik, ku me ndryshimin e qeverisjes, do të siguronin ndonjë vend pune për të mbajtur familjet. Por strategjia e kryesocialistit, u ka krijuar atyre një zhgënjim shumë të madh. Sepse jo vetëm që nuk u ka dhënë dot punë, por njëkohësisht u ka prerë edhe shpresën. Kjo vjen edhe nga fakti se përveç papaunësisë, qeveria u ka prerë atyre edhe ndihmat sociale, apo paratë e invalidëve.

Ultimatumi

Për këtë arsye, në Kombinat, Uzinën Traktori, Laprakë, etj, thuhet se së anëtartë e PS-së, së shpejti do ti japin qeverisë  rozë një ultimatum, sipas të cilit do të pritet deri në 15 janar. Dhe nëse deri atëherë qeveria nuk do të jetë e gatshme për të punësuar votuesit e vet, atëherë shumica e tyre do të kalojnë me LSI-në, ose do deklarohen si kundërshtarë të PS-së. Në mënyrë të shpejtë ata thonë se po nuk u punusëuan deri në 15 janar, atëherë ata nuk do të votojnë asnjëherë tjetër për Partinë Socialiste. Sepse kjo periudhë sipas tyre po tregon hapur mospërfilljen e zyrtarëve socialistë ndaj halleve të tyre. Prandaj, ata ose nuk do të shkojnë fare në votimet e Pushtetit Lokal, ose do të votojnë kundër PS-së, në mënyrë që kjo parti të mos fitojë më, zgjedhjet e ardhsme. Dhe nëse kjo do të ndodhë, atëherë PS-ja do të ketë një deficit të lartë votash, qysh në zgjedhjet e afërta të pushtetit lokal. Lidhur me këtë kapërcim bindjesh militantët thonë se do të mbeten të majtë, por nuk do bashkëpunojnë më me këtë kryesi të Ramës. Por mbi të gjitha ata kanë filluar ta kuptojnë se duhet të vënë interesat e familjeve të tyre që në shumicën e rasteve janë në kushtet e mbijetesës dhe mjerimit.

Kalimi te LSI

Besimi te LSI-ja, atyre u është krijuar për faktin se nga ana e vet, kjo parti, i ka përmbushur premtimet ndaj anëtarëve të saj. Dhe shumica e tyre ndjehen të shpërblyer, në punë të ndryshme, duke filluar nga drejtërorë drejtorish, e duke vazhduar më tej në të gjitha detyrat e thjeshta të shtetit. Por ajo që u ka rënë në sy mbështetësve, është fakti se anëtarët e Partisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, jetojnë me entuziazëm dhe shpresë për të ardhmen, sepse Ilir Meta nuk i ka tradhtuar asnjëherë mbështetësit e vet. Ndërsa kryesia e Partisë Socialiste i thërret votuesit vetëm sa për të marrë pushtetin dhe pastaj, nuk u hap më as telefonin atyre. Të gjithë besnikët e PS-së, që nuk kanë miq, apo kushërinj në kupolën rozë, ndodhen të papaunë. Kjo gjë u duk qartë edhe në sondazhin e disa ditëve më parë, ku mbështetja ndaj Ramës kishte rënë në mënyrë të ndjeshme ndërsa, Basha qëndronte i pandryshuar në pozicionin e mëparshëm. Ndërkohë qëMetaishte ngjitur disa shkallë më lart. Pas janarit, pozicioni i Metës do të jetë akoma edhe më komod, sepse atij do t’i kalojnë me radhë të gjata, pjesë të efektivit të Partisë Socialiste, për të cilën thuhet se ‘kupola rozë nuk di të respektojë mbështetësit e vet”.

Ministrat

Pakënaqësinë e të papunëve të PS-së, e kanë shtuar në një shkallë të lartë edhe ministrat aktualë të Partisë Socialiste, të cilët sapo zunë vendet e larta në drejtimin e shtetit, nxituan të punësojnë në dogana, tatime, administratë, ambasada, polici, shëndetësi, arsim, ushtri, etj, të gjithë njerëzit e vet duke filluar nga kunati, apo kunata e deri te baxhanaku, djali i xhaxhait, apo i dajës së gruas, etj, etj. Madje flitet se vetë Rama po përpiqet për një vend “special” për vëllanë, apo njerëzit e tjerë të tij. kurse anëtarët e thjeshtë, edhe nëse kishin ndonjë punë, si në gurore etj, janë flakur që andej duke e lënë familjen në pragun e urisë. Por mbi të gjitha ata tremben për të ardhmen, ku duket se nuk shohin asnjë dritë jeshile. Sepse premtimet e qeverisjes socialiste duket sikur po bien njëra pas tjetrës. Por edhe dështimi për shtyrjen e statusit të BE-së, është një tregues që i vë notë negative, aktivitetit të deritanishëm të qeverisë.

Njerëzit e PDIU-së

Shumica e zyratrëve të PDIU-së, ende nuk janë larguar nga vendet e punës, ose të paktën pas largimit, shumica janë ripunësuar në punët zyrtare të shtetit të ri. Kjo tregon se kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi nga një krah deklaron koalicionin me PD-në dhe nga ana tjetër ka kohë që po i “shkel” syrin Ramës. Dhe në këmbim të këtij mirëkuptimi të fshehtë, PDIU ka arritur të sigurojë stabilitetin e të puënsuarve të vet, duke i lënë aty ku kanë qenë. Dhe askush nga qeverisja e majtë nuk flet për ta. Prandaj, baza e thjeshtë e Partisë Socialiste ka një pakënaqësi të lartë  ndaj krerëve të vet, sidomos nga kryesocialisti tek i cili shpresuan për rregullimin e një jetese më të mirë, e cila do të thotë një punësim për ndonjë pjesëtar të familjes. Por deri tani ata vazhdojnë të  presin duke e kuptuar edhe vetë, se nuk kanë çfarë të presin më.

Përfundimi

Dikush mund të pyesë:Po pse, për vende pune luftuan anëtarët e PS-së? dhe përgjigja në këtë rast nuk ka nevojë të jepet përderisa në Shqipëri shumica dërrmuese e popullatës janë pa punë dhe pa bukë. Deri dje thuhej se; ”që të punësohesh duhet të militosh me ndonjë forcë politike”. Ndërsa sot thuhet: “Nuk ka rëndësi për kë parti militon, mjafton të jesh kunati, krushku, apo baxhanku i shokut Xhemal”. Tani shumë të djathtë janë punësuar në qeverisjen e majtë, ashtu si edhe Berisha që ekishbazuar qeverisjen e tij mbi krahinarizmin, tarafet familjare dhe fisnore. Prandaj, pas 15 janarit anëtarët e thjeshtë të PS-së do të mbajnë një qëndrim ultimativ ndaj Ramës.