Sigal

Shqipëria është kthyer në narkoshtet. Media amerikane shigjaeton politikën zyrtare të Tiranës. Eksperti L. Todd Wood shkruan se Rama shkërmoqi drejtësinë. Soros po bën Jugosllavinë e re. Reagojnë 2 liderët e partive më të mëdha në Shqipëri. Rama: Akuzat nga dritarja e shtëpisë publike. Basha: Me paratë e drogës u blenë ambasadorë dhe drejtësia

Media amerikane “Washington Times” vijon të demaskojë rolin e George Soros me reformën në drejtësinë shqiptare dhe atë që ka prodhuar kjo reformë. L. Todd Wood*, ekspert amerikan i çështjeve të biznesit dhe politikës në një shkrim për “Washington Times” dhe të përkthyer nga Tirana Today, thekson se reforma në drejtësi e nisur nga qeveria shqiptare, me mbështetjen e fondacionit Soros dhe ambasadës amerikane ka prodhuar në Shqipëri një situatë dramatike.

Sipas Wood, vendi ndodhet pa gjykata, ndërsa Shqipëria vijon të rritet në tabelën e klasifikimit si vendi me përdorimin më të lartë të kokainës në botë dhe transitit të marijuanës. Ashtu siç vinte në dukje edhe një analizë e prestigjiozes “The Economist”.

E gjitha kjo sipas tij, është falë agjendës së George Soros në Shqipëri, i cili kërkon të krijojë në Ballkan “Jugosllavinë e Re” për të pasur influencën e tij në këtë rajon. Wood apelon që BE dhe Shtetet e Bashkuara të kthejnë sytë me atë që po ndodh në Shqipëri.

Artikulli i plotë i L. Todd Wood 

Reforma në sistemin e drejtësisë po shpërfaqej si një ide mjaft e mirë, për Shqipërinë e cila ashtu si shumë vende ish-komuniste po vuan nga tejzgjatja e tranzicionit dhe fenomenit të përhapur të korrupsionit në këtë sistem. Për të hyrë në detajet e kësaj reforme do të kërkonte shumë për të shpjeguar gjithë procesi e komplikuar. Por, ndikimi që kanë pasur organizatat e ndryshme të miliarderit George Soros në këtë proces e ka keqorientuar gjithë reformën në drejtësi. “Procesi i reformës në drejtësi filloi në vitin 2016 dhe u ndihmua shumë nga ekspertët e financuar nga Soros dhe zelli i ambasadës amerikane, e ka lënë vendi pa gjykata. Qeveria aktuale e cila drejtohet nga kryeministri Rama ka nxjerrë ligje që nuk mund t’i kontrollojë kush dhe që nuk marrin parasysh ruajtjen e balancës midis pushteteve. Aq sa edhe prokuroria ka rënë në duart e tij. Askush nuk e di se kur rikthehen gjykatat. Procesi i ngritur për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është përdorur për eliminuar kundërshtarët politikë dhe për të forcuar pushtetit absolut të kryeministrit Rama. Procesi i ngritur nga Rama ka mbajtur gjykatësit e korruptuar dhe janë larguar nga detyra ata me integritet. Nëse i rikthehemi ndryshimeve të Kushtetutës së vitit 2008, ndryshime të cilat ndryshuan në mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve për në Parlament, mund të themi se ashtu si në 2008 edhe sot shqiptarët po privohen nga liria. Ky duket se ka qenë rezultati i kërkuar prej shumë kohësh. Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, duke u ngjitur në krye të klasifikimit të vendeve për prodhimin e marijuanës, e cila trafikohet drejt Italisë dhe në pjesën tjetër të Evropës. Gjithashtu, drogat e forta janë të përhapur në vend. Varësia dhe problemet e tjera që sjell drogës po bëhen normë në një vend prej 2.5 milionë banorësh që lufton për mbijetesë. Shqipëria shërben si pikë trafikimi për drogat që vijnë nga Amerika e Jugut dhe Azia Qendrore, duke shërbyer si një portë drejt Evropës. Kritikët thonë se ligjet e miratuara në parlament dhe mosfunksionimi i gjykatave po shërbejnë për të ndihmuar baronët e drogës që të pastrojnë paratë e drogës. Amerikanët dhe evropianët po e injorojnë gjithçka që po ndodh në Shqipëri, ndoshta edhe për të shmangur rëndësinë që mund t’i japin agjendës Soros, e cila nuk ka funksionuar ose të paktën qytetarët shqiptarë janë krejt të pakënaqur kundrejt kësaj agjende. Soros është duke u përpjekur që të injektojë modelin e majtë në të gjithë Ballkanin, duke promovuar një shoqëri me kufij të hapur, të ngjashme me Jugosllavinë e re, e cila natyrisht do të kontrollohet nga partitë socialiste. Bashkimi Evropian ka hyrë në marrëveshje me Poloninë dhe Hungarinë për zbutur natyrën e supozuar antidemokratike të reformës në drejtësi në këto vende, por ka injoruar situatën e tmerrshme që po kalon Shqipëria. tiranatoday