U zgjodh President, vijnë urimet e para për Ilir Metën nga fqinjët

484
Pas zgjedhjes President i 7 i Republikës së Shqipërisë, kanë ardhur dhe urimet e para për Ilir Metën nga politikanët fqinjë. I pari ishte homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi dhe kreu i parlamentit të Kosovës, Kadrid Veseli. Një urim për Metën, ka ardhur dhe nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias i cili i telefonoi nga Malta për ta përgëzuar për zgjedhjen si President.
Ilir Meta u zgjodh sot Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai u votua në raundin e katërt dhe të parafundit nga 88 deputetë të maxhorancës pasi opozita ka bojkotuar prej 2 muajsh parlamentin. Tashmë Meta do të jetë presidenti i 7-të që pas shpalljes së pluralizmit.
Para seancës Komisioni i Ligjeve shqyrtoi sot kandidaturën vetme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës në kuadrin e votimit të raundit të katërt, Ilir Meta, aktualisht Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Sigal